Qeveria e RMV-së sot do të shqyrtojë rritjen e pensioneve dhe emërimin e kuadrove drejtues
Në seancën e sotme të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut pritet të shqyrtohet edhe mundësia për rritjen e pensioneve, duke u paralajmëruar rritje edhe për 300 mije pensionistë brenda këtij viti. Në mbledhja ndër të tjera, do të diskutohet për propozimin për rritje lineare të pensioneve, si dhe për emërimin e kuadrove drejtuese në disa […]
Në seancën e sotme të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut pritet të shqyrtohet edhe mundësia për rritjen e pensioneve, duke u paralajmëruar rritje edhe për 300 mije pensionistë brenda këtij viti. Në mbledhja ndër të tjera, do të diskutohet për propozimin për rritje lineare të pensioneve, si dhe për emërimin e kuadrove drejtuese në disa institucione shtetërore. Qeveria theksoi që çështja e pensioneve ishte tema që u diskutua në takimin mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe dy ministrave, Fatmir Limani dhe Gordana Dimitrievska Koçovska, transmeton Portalb.mk.
“Premtim i këtillë zgjedhor i cili e mori formën e vet përfundimtare do të shqyrtohet në mbledhjen e parë të Qeverisë, që do të mbahet nesër. Qeveria e re mbetet e përkushtuar në përmbushjen e premtimeve të veta dhe vazhdon të punojë me përkushtim për mirëqenien e të gjithë qytetarëve”, paralajmëroi dje Qeveria.
Ministrja e Financave, Dimitrievska – Koçoska ka sqaruar që është duke u përgatitur ribalanci i buxhetit, me qëllim që të ketë para për rroga dhe pensione. Ajo ka paralajmëruar shkurtim të shpenzimeve që joproduktive dhe joprioritare.
“Gjendja është shumë e keqe. Definitivisht sfida është e madhe. Nuk them se nuk do të përballemi. Udhëzimet që i dhashë janë se prioritet duhet të kenë rrogat dhe pensionet. Në të njëjtën kohë t’i jepet prioritet tërë asaj që është ndërmarrë me ligj dhe se kjo duhet të paguhet, e më pas të vazhdojmë me atë sa para do të mbeten për t’u shpërndarë zërave të tjerë”, tha ministrja Dimitrieska-Koçoska.
Ajo shtoi se ka pozicione, siç është shembulli me KSHZ-në të mungojnë shuma të mëdha dhe të mos mund të paguhet ajo që është ndërmarrë në pajtim me ligjin, e njejta, siç thotë, është edhe në pjesën e pagesës së pensioneve ku janë planifikuar më pak mjete për 2,5 miliardë denarë.
Ajo theksoi që në Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor mungojnë 2.5 miliardë denarë që do të merren nga fushat tjera, duke saktësuar që këto para nuk do të vijnë nga kredia njëmiliardëshe e paralajmëruar.
Ndryshe, kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi më 26 qershor se të gjithë pensionistëve në vend nga shtatori do t’u rriten pensionet për 2.500 denarë. Rritje të re për 2.500 denarë do të ketë në mars të vitit të ardhshëm.