Një ekip ambulance dhe një pacient kanë ngecur në ashensorin e një ndërtese në Kisella Vodë 

Ekipi i Ambulancës së Shkupit së bashku me një pacient janë bllokuar në ashensor në pjesën e bodrumit të një pallati në Kisella Vodë, transmeton Portalb.mk. Rasti është lajmëruar në numrin e vetëm të telefonit të emergjencës 112 në ora 11:22. Qendra për menaxhim me kriza (QMK) informon se për rastin janë njoftuar Brigada e […]

qershor 26, 2024 - 13:01
 0  8
Një ekip ambulance dhe një pacient kanë ngecur në ashensorin e një ndërtese në Kisella Vodë 
Vetura e ndihmës së shpejtë

Ekipi i Ambulancës së Shkupit së bashku me një pacient janë bllokuar në ashensor në pjesën e bodrumit të një pallati në Kisella Vodë, transmeton Portalb.mk.

Rasti është lajmëruar në numrin e vetëm të telefonit të emergjencës 112 në ora 11:22.

Qendra për menaxhim me kriza (QMK) informon se për rastin janë njoftuar Brigada e Zjarrfikëses së Shkupit dhe Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Shkup.