Qiproja do dërgojë dy ertraktorë për të shuar zjarret në RMV
Qiproja do të dërgojë dy ertraktorë me katër anëtarë ekuipazhi dhe pesë persona të tjerë për mbështetje në shuarjen e zjarreve në komunat Sveti Nikollë dhe Çashkë, si pjesë e ndihmës për vendin tonë nga Mekanizmi për Mbrojtje Civile i BE-së, transmeton Portalb.mk. Autoritetet nga Qipro kanë njoftuar se nisja e avionëve është sot nga […]
Qiproja do të dërgojë dy ertraktorë me katër anëtarë ekuipazhi dhe pesë persona të tjerë për mbështetje në shuarjen e zjarreve në komunat Sveti Nikollë dhe Çashkë, si pjesë e ndihmës për vendin tonë nga Mekanizmi për Mbrojtje Civile i BE-së, transmeton Portalb.mk.
Autoritetet nga Qipro kanë njoftuar se nisja e avionëve është sot nga aeroporti i Pafosit në rrugë për në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit (me ndalesë në aeroportin e Rodosit për furnizim me karburant).
“Misioni parashikohet të jetë në Republikën e Maqedonisë së Veriut rreth orës 17:00. Misioni do të qëndrojë dhe do të punojë në Republikën e Maqedonisë së Veriut për pesë ditë”, informuan autoritetet e Qipros.
Përmes Mekanizmit për Mbrojtje Civile të BE-së, ndihmë në përballjen me zjarret ka pasur edhe nga shtetet si Gjermania, Çekia, Serbia etj.
Qendra për Menaxhim me Kriza njoftoi se nga gjithsej 41 zjarre në hapësirë të hapur gjatë 24 orët e fundit, gjashtë janë aktive, nëntë janë vënë nën kontroll, dhe 26 janë shuar.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim për ekzistimin e gjendjes së krizës për shkak të rritjes së shfaqjes së zjarreve në territorin e vendit.
Kujtojmë se është vënë ndalesë e plotë e lëvizjes në pyje dhe toka pyjore në territorin e menaxhuar nga NP “Pyjet Kombëtare”, i cili do të zgjasë deri në ditën e shfuqizimit të tij, në periudhën nga ora 06:00 deri në orën 20:00.