QMK: Katër zjarre aktive në Çashkë, Prilep, Shtip dhe Çuçer Sandevë
Nga 32 zjarre në ambiente të jashtme, 27 janë shuar, një është vënë nën kontroll dhe katër janë aktive, njofton Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK). Nga aty thonë se zjarret janë në Komunën e Çashkës në malin Mukos afër fshatrave Stepanc, Omoranë dhe Oraov i Poshtëm, në Komunën e Prilepit te fshatrat Peshtani, Kokre […]
Nga 32 zjarre në ambiente të jashtme, 27 janë shuar, një është vënë nën kontroll dhe katër janë aktive, njofton Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK). Nga aty thonë se zjarret janë në Komunën e Çashkës në malin Mukos afër fshatrave Stepanc, Omoranë dhe Oraov i Poshtëm, në Komunën e Prilepit te fshatrat Peshtani, Kokre dhe Kalen, në Komunën e Shtipit afër fshatrave Haxhi Hamzalit, Edekrelc dhe Toplik, në afërsi të poligonit Krivolak dhe në komunën Çuçer Sandevë, afër fshatit Tanushë, transmeton Portalb.mk.
Zjarri në fshatin e Demirhisar, Vardinos është vënë nën kontroll.
Në rajonin e Shkupit janë shuar disa zjarre, si në komunën e Sopishtës afër fshatit Jabolci, në komunën e Gjorçe Petrovit afër fshatit Kuçkovë, në komunën e Butelit afër rrugës së Kaçanikut dhe në afërsi të fshatit Luboten në dy vende, si dhe në Komunën e Gazi Babës pranë fshatit Jurumleri.
Janë shuar edhe zjarret në komunat e Kumanovës Likovë, Nagoriçani i Vjetër, Gostivar, Vrapçisht, Prilep, Dollnen, Manastir, Koçan, Kërçovë, Strugë, Shtip, Tearcë, Bogovinë dhe Kriva Pallankë.
Për shkak të zjarreve në mes të korrikut, Qeveria e Maqedonisë së Veriut për herë të parë shpalli gjendje krize për 30 ditë, e cila u vazhduar përsëri më 13 gusht dhe kërkoi ndihmë përmes mekanizmit të BE-së në fushën e mbrojtjes civile.
Gjithashtu, është vënë ndalesë e plotë e lëvizjes në pyje dhe toka pyjore në territorin e menaxhuar nga NP “Pyjet Kombëtare”, i cili do të zgjasë deri në ditën e shfuqizimit të tij, në periudhën nga ora 06:00 deri në orën 20:00.