QMK: Pesë zjarre aktive, tre janë vënë nën kontroll
Nga gjithsej 29 zjarre në hapësirë të hapur gjatë 24 orëve të fundit, pesë janë aktualisht aktive, tre janë vënë nën kontroll, ndërsa 21 janë shuar, njofton Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK), transmeton Portalb.mk. Zjarri është ende aktiv në afërsi të fshatrave Tazhevë dhe Breznicë, drejt Jasenit në Komunën e Makedonski Brodit. Vazhdon të […]
Nga gjithsej 29 zjarre në hapësirë të hapur gjatë 24 orëve të fundit, pesë janë aktualisht aktive, tre janë vënë nën kontroll, ndërsa 21 janë shuar, njofton Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK), transmeton Portalb.mk.
Zjarri është ende aktiv në afërsi të fshatrave Tazhevë dhe Breznicë, drejt Jasenit në Komunën e Makedonski Brodit.
Vazhdon të digjet në Mali Ilinska, fshati Bazernik i Demir Hisarit, ndërsa zjarre aktive ka në Probishtip – fshatrat Zelenigrad dhe Jamishte, Gjevgjeli – fshati Furkë në drejtim të Karavalisë dhe në Komunën e Studeniçanit – fshatrat Draçevicë – Cërvena Voda, vendi i quajtur Teman Buka.
Zjarret në afërsi të fshatit Kosel të rrethit të Ohrit, në Bogdanc dhe në Komunën e Pllasnicës – fshatin Latovë janë vënë nën kontroll.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim për ekzistimin e gjendjes së krizës për shkak të rritjes së shfaqjes së zjarreve në territorin e vendit.
Kujtojmë se është vënë ndalesë e plotë e lëvizjes në pyje dhe toka pyjore në territorin e menaxhuar nga NP “Pyjet Kombëtare”, i cili do të zgjasë deri në ditën e shfuqizimit të tij, në periudhën nga ora 06:00 deri në orën 20:00.