Java Botërore e gjidhënies: Foshnjat që ushqehen me gji kanë 2.6 pikë IQ më të lartë se ato që nuk ushqehen
Mesatarisht, foshnjat që ushqehen me gji kanë 2.6 pikë inteligjencë më të lartë (IQ) sesa foshnjat që nuk ushqehen me gji me diferenca më të mëdha për kohëzgjatje më të gjata të ushqyerjes me gji. Ushqyerja me gji përmirëson ndjeshëm shëndetin, zhvillimin dhe mirëqenien e foshnjave dhe fëmijëve, si dhe të nënave, njoftoi Instituti i […]
Mesatarisht, foshnjat që ushqehen me gji kanë 2.6 pikë inteligjencë më të lartë (IQ) sesa foshnjat që nuk ushqehen me gji me diferenca më të mëdha për kohëzgjatje më të gjata të ushqyerjes me gji. Ushqyerja me gji përmirëson ndjeshëm shëndetin, zhvillimin dhe mirëqenien e foshnjave dhe fëmijëve, si dhe të nënave, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik (IShP), me rastin e Javës Botërore të Gjidhënies (1-7 gusht), transmeton Portalb.mk.
“Vlerësohet se nevojiten më shumë se 4000 litra ujë për të prodhuar një kilogram pluhur zëvendësues të qumështit të gjirit. Mungesa shoqërohet me humbje ekonomike prej rreth 302 miliardë dollarësh në vit ose 0.49 përqind të bruto produktit kombëtar global”, thuhet në një njoftim të IShP.
Java Botërore e Gjidhënies që nga viti 1992 me tema vjetore duke përfshirë sistemet shëndetësore, zhvillimin e një kodi ndërkombëtar të marketingut për qumështin formulë, mbështetjen e komunitetit, ekologjinë, ekonominë, shkencën dhe arsimin, si dhe tema të të drejtave të njeriut. Tema e javës së këtij viti është “Kalimi i hendekut: Mbështetje për gjidhënien, për të gjithë!”
Fushata globale përfshin të gjitha nënat dhe diversitetin e tyre përgjatë rrugëtimit të tyre të mëmësisë dhe ushqyerjes me gji, duke treguar mënyrat në të cilat familjet, shoqëritë, komunitetet dhe profesionistët shëndetësorë mund të mbrojnë nënat që ushqejnë me gji.
Aleanca Botërore për Veprimin e Ushqyerjes me Gji (WABA) gjatë Javës Botërore të Ushqyerjes me Gji #WBW2024, duke u fokusuar në mbijetesën, shëndetin dhe mirëqenien, do të demonstrojë nevojën për të përmirësuar mbështetjen për ushqyerjen me gji për të reduktuar pabarazitë që ekzistojnë në shoqëri. Kjo mbështetje përfshin politika dhe qëndrime që do t’i përgjigjen pozitivisht grave që ushqejnë me gji, një sistem të kujdesit shëndetësor të përshtatur për gratë dhe ushqyerjen me gji, respektimin e autonomisë së gruas dhe të drejtën e saj për të ushqyer me gji në çdo kohë dhe kudo.
“Nga mosha 0 deri në 6 muaj, ushqyerja e foshnjave me qumësht gjiri dhe asgjë tjetër nuk u garanton atyre një burim ushqimi që u përshtatet në mënyrë unike nevojave të tyre ushqyese, ndërkohë që është i sigurt, i pastër, i shëndetshëm dhe i aksesueshëm pavarësisht se ku ndodhen”, thonë nga IShP.
Për të mbështetur nënat, thekson IShP, është e nevojshme të mbështeten gratë gjidhënëse në çdo kohë. Pastaj nevojiten të drejta efektive të lehonisë, të cilat nuk i detyrojnë gratë të zgjedhin mes familjes dhe profesionit. Ne kemi nevojë gjithashtu për punonjës të trajnuar shëndetësorë që mund të ofrojnë respekt, ndihmë dhe mbështetje për gratë gjidhënëse, dhe gjithashtu është e nevojshme t’i jepet fund, siç thonë nga IShP, promovimet shfrytëzuese të qumështit të foshnjës në çdo kontekst.