Qytetarët ankohen për produkte të prishura dhe me afat të skaduar!

Qytetarët ankohen se pothuajse çdo ditë në raftet e maketeve apo edhe në tregje hasin në produkte të prishura apo me afat të skaduar. Duke marrë parasysh faktin që temperaturat janë tejet të larta, ata më së shumti kanë kujdes gjatë blerjes së ushqimeve, veçanërisht të prodhimeve të qumështit dhe mishit. “Në dyqane produkte me […]

Korrik 21, 2024 - 03:30
 0  8
Qytetarët ankohen për produkte të prishura dhe me afat të skaduar!

Qytetarët ankohen se pothuajse çdo ditë në raftet e maketeve apo edhe në tregje hasin në produkte të prishura apo me afat të skaduar. Duke marrë parasysh faktin që temperaturat janë tejet të larta, ata më së shumti kanë kujdes gjatë blerjes së ushqimeve, veçanërisht të prodhimeve të qumështit dhe mishit.

“Në dyqane produkte me afat të skaduar ka, por i shohim nga pak… Duhet të ketë më shumë, se shumë afat të skaduar nëpër shitore ku po shkojmë, të prishta, disa lëngje e gjëra të tilla.
-a jeni ankuar dikund?
Jo, ku mu anku, më mirë po i shohim vetë, ka të skaduara nëpër vetëshërbime”, tha një qytetar.

“I kontrollojmë….
A ju ka ndodh me pa që në raft ndoshta ndodhet ndonjë produkt që i ka skadu afati?
-Nuk e marrim.
-Domethënë ju ka ndodh me pa?
– Na ka ndodh por nuk e marrim atë.. Duhet të ketë kontrolle të larta, sidomos të qumështit, mishit etj”, u shpreh një qytetar tjetër.

“Nuk blej unë në Pazar.
Aty ka qenë e prisht e gjitha, e mora një ajvar, komplet e prishur, e dërgova, jo ta jap një tjetër… Kontroll nuk ka aspak”, theksoi një qytetar.

“Unë kur shkoj të gjitha i marr i shoh, por disa që I mora dje të gjitha të kalbura ishin, te ky dyqani këtu, 180 denarë paguajta…Ku janë ata, askund nuk janë, në pazar shko shiko domatet, mbi i ka rradhitur mirë, a ato që janë nën të gjitha të kalbura, kastravecat njësoj. Po, po, kam marr te  s’ka asnjë inspektor as asgjë…”, tha një tjetër qytetar.

Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, thonë se përskaj kontrolleve të planifikuara bëhen edhe kontrolle të jashtëzakonshme, si rezultat i ankesave të qytetarëve dhe personave juridik. Paralajmërojnë kontrolle të përforcuara në industrinë e ushqimit.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë përforcon kontrollet inspektuese me rritjen e temperaturave, me theks të veçantë në qendrat turistike verore, ku ka rritje të frekuentimit të turistëve. Me kontrolle të përforcuara do të përfshihen të gjitha kategoritë e operatorëve që merren me ushqim, veçanërisht restoranet, qebaptoret, ëmbëltoret, mishtoret dhe operatorët e tjerë që prodhojnë, transportojnë dhe tregtojnë me ushqim që prishet lehtë”, thonë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Për momentin kjo agjenci i kryen kontrollet me organizim të mirë të kuadrit inspektues, por thotë se për ekipim maksimal nevojiten të paktën 40 inspektorë. / Alsat.mk