Vra*sja në “Bon Vivant”, bashkëshortja e të ndjerit thotë se për këtë rast nuk është intervistuar nga Policia dhe as nga Prokuroria
Në gjykimin ndaj Andi Pajzitit, i akuzuar për rastin e vrasjes e 2023-tën në lokalin “Bon Vivant”, ka filluar ta jap dëshminë bashkëshortja e të ndjerit K.R., Arbnora Ramadani, e cila tha se për këtë rast nuk është intervistuar nga Prokuroria dhe as nga Policia. “Jo nuk me kanë marrë në pyetje as Policia as […]
Në gjykimin ndaj Andi Pajzitit, i akuzuar për rastin e vrasjes e 2023-tën në lokalin “Bon Vivant”, ka filluar ta jap dëshminë bashkëshortja e të ndjerit K.R., Arbnora Ramadani, e cila tha se për këtë rast nuk është intervistuar nga Prokuroria dhe as nga Policia.
“Jo nuk me kanë marrë në pyetje as Policia as Prokuroria”, u përgjigj Ramadani, në pyetjen e parashtruar nga përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokatit Flakron Sylejmani, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Ajo tha se tha se kishte komunikuar me bashkëshortin e saj, tani të ndjerin K.R, 30 minuta para se të ndodhte vrasja e tij dhe se ia kishte dërguar në foto vajzën e vogël në mënyrë që ai të shkojë sa më shpejtë në shtëpi.
Dëshmitarja Ramadani tha se pak kohë para se të ndodhet rasti e kishte dëgjuar një komunikim të të ndjerit K.R me një person dhe se pas atij komunikimi e ka parë të shqetësuar K.R dhe se i njëjti i kishte thënë se dikush e ka dëmtuar një lokal.
“E kam bisedën me të, ka qenë 25 ose 30 minuta para se me ndodh rasti, e kam pyet e vonohesh me ka thënë më së shumti gjysmë ore”, tha Ramadani.
E njëjta deklaroi se pas një kohe nga raportimet në media e kishte kuptuar se lokali ishte dëmtuar nga tani i akuzuar Pajaziti.
Të për të ndjerin K.R, dëshmitarja Ramdani tha se herëtë ka qenë pjesëtar i Trupave Mbrojtësve të Kosovës (TMK) dhe pastaj ka punuar si sigurim, por se nuk e di saktë se a ka punuar në sigurim edhe të lokali “Bon Vivant”.
Ajo tha se fillimisht për plagosjen e K.R, e kishte kuptuar nga mediat.
“…se vetmi që po lufton për jetë është K. atë e kam kuptuar përmes portalit”, tha Ramadani.
Dëshmia e saj do të vazhdojë edhe në sesionin e pasdites në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
Prokuroria Themelore në Prishtinë më 21 qershor 2024 ka ngritur aktakuzë ndaj Andi Pajazitit lidhur me vrasjen e 4 gushtit 2023 në lokalin “Bon Vivant”. Pajaziti ngarkohet për veprën penale “Vrasje e kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore” pasi që sipas Prokurorisë nga tronditja që kishte marrë prej tani të ndjerit K.R., i akuzuari pa fajin e tij dhe pa menduar për pasojat e kishte nxjerrë armën dhe kishte shtënë në drejtim të K.R.
Sipas aktakuzës së siguruar nga “Betimi për Drejtësi“, më 4 gusht 2023, rreth orës 23:17 në lokalin “Bon Vivant” në Prshtinë, në të cilin paraprakisht ishte i pandehuri Dukagjin Lekaj i cili gjendet në arrati, së bashku me tani të ndjerin K.R., shkon i akuzuari Pajaziti, të cilin e fton Lekaj që të ulet në tavolinën ku ishte tani i ndjeri.
Aktakuza thotë se pasi që ulet Pajaziti dhe fillojnë të bisedojnë me Lekajn, pas pak fillon të tensionohet situata dhe duke parë që situata po tensionohet, afrohet sigurimi i lokalit Hisni Gecaj, i cili ia kapë dorën e djathtë të pandehurit Lekaj dhe mundohet ta qetësojë situatën, por në këtë moment tani i ndjeri K.R., i cili ishte mbrapa sigurimit, e godet me një shishe në kokë dy herë tani të akuzuarin Pajaziti.
Sipas aktakuzës, sigurimi Gecaj vazhdimisht ia mban dorën Lekajt, kurse Pajaziti pas goditjes nga tani i ndjeri e nxjerr armën nga brezi dhe pa i menduar pasojat godet në drejtim të tani të ndjerit K.R.
“…i pandehuri Andi Pajaziti pas goditjes, sulmit nga tani i ndjeri e nxjerr armën nga brezi nga ana e djathtë, për shkak të tronditjes së fortë mendore, pa fajin e tij, pa menduar për pasojat e nxjerr armën nga brezi nga ana e djathtë, shtinë me armë zjarri, me ç’rast godet tani të ndjerin K.R”, thuhet në aktakuzë.
Po ashtu, aktakuza thotë se armën e nxjerr nga çanta edhe i pandehuri Lekaj, gjatë kësaj kohe sigurimi ia mbante dorën duke u munduar t’ia largojë por nuk ka arritur, e Lekaj e kishte armën e drejtuar në drejtim të Pajazitit dhe shtie ndaj tij, duke i shkaktuar të akuzuarit Pajaziti lëndime të rënda në dorën e majtë.
Kurse, thuhet se vdekja e K.R., ka ardhur si pasojë e gjakderdhjes së brendshme dhe të jashtme, e cila ka çuar në shok hemorragjik, këto të shkaktuara nga arma e zjarrit.
Prandaj, për këto veprime Pajaziti po ngarkohet me veprën penale “Vrasje e kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore” sipas nenit 174 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Po ashtu, Pajaziti për shkak se në vendin e njëjtë kishte mbajtur në pronësi armën e tipit “Smith” në kundërshtim me ligjin. Andaj, po ngarkohet edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, paragrafi 1 të KPRK-së.
Ndryshe, në këtë rast i ndaluar ishte edhe N.Ll., i dyshuar për veprën penale “Dhënia e ndihmës pas kryerjes së veprave penale”, të cilit më 5 shtator iu caktua masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji. Të njëjtit, pas një muaji nga kjo masë, i është ndërprerë paraburgimi, pasi nuk kishte kërkesë nga Prokuroria për vazhdimin e paraburgimit. Kurse, Gëzim Zakuti dhe Hisni Gecaj, si të dyshuar për përfshirje në këtë rast, më 29 gusht 2023 ishin liruar nga masa e paraburgimit. I dyshuari tjetër për përfshirje në këtë rast, Dukagjin Nikollaj, gjendet në arrati.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 5 gusht 2023 njoftoi se të gjithë të dyshuarit për përfshirje në rastin “Bon Vivant”, kanë të kaluar kriminale. Kurse, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, e ka bërë fajtor sistemin e drejtësisë për vrasjen në “Bon Vivant”.
Lidhur me rastin e 4 gushtit, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës kishte njoftuar se 17 persona janë lënduar, kurse njëri prej tyre vdiq si pasojë e plagëve të marra. Rasti thuhej se ndodhi si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes të pandehurve.
Policia e Kosovës e kishte konfirmuar në orët e para të 5 gushtit se në incidentin që ka ndodhur në një lokal në qendër të Prishtinës ka persona të plagosur me armë zjarri, por edhe nga copat e xhamave.