Rama nuk i harron batutat as në Forumin e Sigurisë, bën për të qeshur Kryeministren e Danimarkës dhe Presidentin e Finlandës

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batuat edhe në Forumin e Sigurisë GLOBSEC 2024 në Prag. Batuat Rama i bëri gjatë kohës që ishte në të njëjtin panel me Kryeministren e Danimarkës Mette Frederiksen dhe Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb. Gjatë fjalës stij, Rama iu drejtua të pranishmëve duke thënë se zakonisht e vendosin […]

gusht 31, 2024 - 14:00
 0  10
Rama nuk i harron batutat as në Forumin e Sigurisë, bën për të qeshur Kryeministren e Danimarkës dhe Presidentin e Finlandës

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batuat edhe në Forumin e Sigurisë GLOBSEC 2024 në Prag.

Batuat Rama i bëri gjatë kohës që ishte në të njëjtin panel me Kryeministren e Danimarkës Mette Frederiksen dhe Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb.

Gjatë fjalës stij, Rama iu drejtua të pranishmëve duke thënë se zakonisht e vendosin në panel me njerëz nga Ballkani, por sot e kanë vendosur me dy nordikë dhe për këtë tha se ndihet krenar.

“Para se ti përgjigjem pyetjes tuaj nuk di se cfarë menduat kur më vutë pranë këtyre dy personave, sepse zakonisht më vini në lokomotivën me avull me njerëz nga Ballkani, me 5-6 njerëz., ndërsa tani jam në një makinë elektrike me dy nordikë. Ndihem shumë i nderuar. Jam ngritur në një nivel tjetër shoqërie në Evropë. E kuptoj që u ndjetë shumë vetëm në akull dhe do të donit pak diell nga Shqipëria për ta rritur pak temperaturën këtu”,-tha Rama mes batutave.