Ramadani: Në ASH po kthehen shokët e vjetër!

Blerand Ramadani nga Aleanca për Shqiptarët, me kryetar Arben Taravari ka folur për procesin e selisë dhe vulave të partisë. Ramadani deklaroi se presin që drejtësia të japë epilogun e vërtetë. “Besojmë që drejtësia do ta japë epilogun e vërtetë. Mirëpo ne edhe më herët e kemi thënë, edhe kryetari ynë, doktor Arben Taravari e […]

Nëntor 6, 2024 - 21:00
 0  5
Ramadani: Në ASH po kthehen shokët e vjetër!

Blerand Ramadani nga Aleanca për Shqiptarët, me kryetar Arben Taravari ka folur për procesin e selisë dhe vulave të partisë.

Ramadani deklaroi se presin që drejtësia të japë epilogun e vërtetë.

“Besojmë që drejtësia do ta japë epilogun e vërtetë. Mirëpo ne edhe më herët e kemi thënë, edhe kryetari ynë, doktor Arben Taravari e ka thënë disa herë se partinë nuk e përbëjnë as selia e as vulat, por partinë e përbëjnë anëtarësia”, tha Ramadani dhe ka bërë të ditur se ASh sapo ka përfunduar procesin e riorganizimit të strukturave.

Në këtë proces, siç tha Ramadani, e mira është se janë duke “u kthyer shokët e vjetër”.