Ramadani pyet: Si është e mundur që vila e Radojçiçit të ndërtohet në vitin 2021, kur ai s’kishte të drejtë të hynte legalisht n’Kosovë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për rastin e sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjska. Për këtë çështje në “Pressing” të T7, ka folur eksperti i sigurisë Burim Ramadani. Ramadani ka thënë që nga viti 2018 Milan Radojçiq nuk ka hyrë legalisht në Kosovë, pasi ka pasur fletarrest. Ai tha se i është […]

shtator 12, 2024 - 02:00
 0  6
Ramadani pyet: Si është e mundur që vila e Radojçiçit të ndërtohet në vitin 2021, kur ai s’kishte të drejtë të hynte legalisht n’Kosovë
ramadani-pyet:-si-eshte-e-mundur-qe-vila-e-radojcicit-te-ndertohet-ne-vitin-2021,-kur-ai-s’kishte-te-drejte-te-hynte-legalisht-n’kosove

ramadani-pyet:-si-eshte-e-mundur-qe-vila-e-radojcicit-te-ndertohet-ne-vitin-2021,-kur-ai-s’kishte-te-drejte-te-hynte-legalisht-n’kosove

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për rastin e sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjska.

Për këtë çështje në “Pressing” të T7, ka folur eksperti i sigurisë Burim Ramadani.

Ramadani ka thënë që nga viti 2018 Milan Radojçiq nuk ka hyrë legalisht në Kosovë, pasi ka pasur fletarrest.

Ai tha se i është tërhequr fletarresti në shkurt 2019 por i është rikthyer në maj të atij viti.

Në këtë mënyrë, Ramadani pyeti sesi është e mundur që vila e Radojçiqit të ndërtohet në vitin 2021 e 2022, duke iu referuar aktakuzës së Prokurorisë.

“Radojçiqi prej nëntori vitit 2018 nuk ka hy në Kosovë në mënyrë legale, më 23 nëntor vitit 2018 banesa në veri e Radojçiqit është bastisur prej Policisë Speciale të Kosovës, atëherë ju ka ngritur aktakuza. Në shkurt 2019 i është tërhequr fltetarresti, në maj 2019 i është kthyer fletarresti e kurrë më s’ju ka tërheq. Prej nëntorit 2018 ky terrorist nuk ka hyrë legalisht në Kosovë”, ka thënë ai.

“Por, si është e mundur që vila në pronën e Ministrisë së Bujqësisë është ndërtu në vitin 2021 e 2022, sepse kështu po e thotë dokumenti i Prokurorisë”, ka pyetur Ramadani.