Ramiz Lladrovci kërkon shpërndarjen e Kuvendit të Drenasit, i drejtohet me kërkesë MAPL’së

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka kërkuar shpërbërjen e Kuvendit Komunal të Drenasit, rrjedhimisht mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvend Komuna. Ai ka njoftuar se sot i është drejtuar me kërkesë Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal që ta njoftojë Qeverinë për mosfunksionimin e Kuvendit të Komunës së Drenasit sot e 71 ditë. “Kam […]

gusht 16, 2024 - 20:00
 0  5
Ramiz Lladrovci kërkon shpërndarjen e Kuvendit të Drenasit, i drejtohet me kërkesë MAPL’së
ramiz-lladrovci-kerkon-shperndarjen-e-kuvendit-te-drenasit,-i-drejtohet-me-kerkese-mapl’se

ramiz-lladrovci-kerkon-shperndarjen-e-kuvendit-te-drenasit,-i-drejtohet-me-kerkese-mapl’se

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka kërkuar shpërbërjen e Kuvendit Komunal të Drenasit, rrjedhimisht mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvend Komuna.

Ai ka njoftuar se sot i është drejtuar me kërkesë Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal që ta njoftojë Qeverinë për mosfunksionimin e Kuvendit të Komunës së Drenasit sot e 71 ditë.

“Kam konstatuar se me mosfunksionimin e Kuvendit, është rrezikuar buxheti i Komunës, bartjet e mjeteve buxhetore për realizimin e shumë projekteve kapitale, rrjedhimisht papërgjegjshmëria e Kuvendit po rrezikon ushtrimin e të drejtave themelore të qytetarëve të komunës së Drenasit. Në shkresë, drejtuar edhe institucioneve relevante, kam evidentuar se Kuvendi i Komunës së Drenasit, është pa Kryesues të Kuvendit, pasi që 16 asamblistë, prej tyre 6 asamblistë të DD, 5 ish asamblistë të PDK, 4 të Vv dhe një asamblist i Green, më 6.6.2024, kanë shkarkuar Kryesuesin, Milaim Hajdari”, ka shkruar Lladrovci.

“Pengimi i punës së ekzekutivit të komunës së Drenasit, pres të marrë fund, njëherësh, qytetarët të zgjedhin përbërje tjetër kuvendore që angazhohen për zhvillimin e komunës së Drenasit dhe përfaqësojnë realisht interesin qytetar”, ka shkruar tutje ai.