Raporti i ESHR-së: 7 kandidatët për president kanë shpenzuar gjithsej 7.5 milionë euro për fushatë

Enti Shtetëror i Revizionit (ESHR) ka publikuar të dhënat nga raportet financiare të kandidatëve në zgjedhjet e fundit presidenciale të Maqedonisë. Sipas të dhënave, 7 kandidatë për fushatë zgjedhore kanë shpenzuar gjithsej 7.5 milionë euro, ndërsa prej tyre 5.7 milionë euro janë siguruar nga buxheti i shtetit. Më së shumti ka shpenzuar kandidati i LSDM-së, […]

Prill 17, 2025 - 18:00
 0  7
Raporti i ESHR-së: 7 kandidatët për president kanë shpenzuar gjithsej 7.5 milionë euro për fushatë

Enti Shtetëror i Revizionit (ESHR) ka publikuar të dhënat nga raportet financiare të kandidatëve në zgjedhjet e fundit presidenciale të Maqedonisë. Sipas të dhënave, 7 kandidatë për fushatë zgjedhore kanë shpenzuar gjithsej 7.5 milionë euro, ndërsa prej tyre 5.7 milionë euro janë siguruar nga buxheti i shtetit. Më së shumti ka shpenzuar kandidati i LSDM-së, Stevo Pendarovski, mbi 1.9 milionë euro, ndërsa më pas kandidatja fituese e zgjedhjedhjes Gordana Siljanovska Davkova nga VMRO-DPMNE, mbi 1.8 milionë euro. Më pas, Bujar Osmani nga BDI mbi 800 mijë euro, ndërsa Arben Taravari nga VLEN mbi 700 mijë euro. Kandidatët tjerë, Biljana Vankovska, Stevço Jakimovski dhe Maksim Dimitrievski kanë shpenzuar për fushatë gjithsej 400 mijë euro. /Alsat.mk