Raportohen 22 vatra zjarri në Shqipëri – shuhen 20, dy mbesin aktive
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, ka njoftuar se deri në orën 20:00, janë raportuar 22 vatra zjarri, ku 20 janë shuar plotësisht. Vengu tha se aktualisht janë aktive dy vatra zjarri, një në fshatin Hoshtimë te Bashkia Vlorë dhe në pyllin e Ballenjës, Bashkia Bulqizë. “Jemi tërësisht të angazhuar në terren me mjetet


Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, ka njoftuar se deri në orën 20:00, janë raportuar 22 vatra zjarri, ku 20 janë shuar plotësisht.
Vengu tha se aktualisht janë aktive dy vatra zjarri, një në fshatin Hoshtimë te Bashkia Vlorë dhe në pyllin e Ballenjës, Bashkia Bulqizë.
“Jemi tërësisht të angazhuar në terren me mjetet dhe forcat tona, përfshirë edhe mbështetjen ajrore me helikopter të Forcave të Armatosura”.
“Situata është nën monitorim të vazhdueshëm dhe strukturat e mbrojtjes janë në gatishmëri të plotë për të reaguar me shpejtësi dhe vendosmëri kudo që të jetë e nevojshme”, shkroi Vengu.
Ai i ftoi qytetarët që të bashkëpunojnë duke raportuar çdo sinjal zjarri dhe të shmangin çdo veprim që mund të rrezikojë përhapjen e flakëve.
