Rashiq nuk pret të ketë dorëzim të Radoiçiqit në Kosovë, thotë se dialogu duhet të vazhdojë
Një ditë pas dështimit të takimit në Bruksel midis kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë se dialogu duhet të vazhdojë, derisa ka theksuar se BE-ja është befasuar me propozimet e kryeministrit, Albin Kurti. Brukselit i duhet goxha kohë që t’i analizojë tri kërkesat […]
Një ditë pas dështimit të takimit në Bruksel midis kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë se dialogu duhet të vazhdojë, derisa ka theksuar se BE-ja është befasuar me propozimet e kryeministrit, Albin Kurti.
Brukselit i duhet goxha kohë që t’i analizojë tri kërkesat që shtroi kryeministri Kurti të mërkurën. Kështu po vlerëson ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.
Rashiq tha se dialogu midis Kosovës dhe Serbisë, duhet të vazhdoi, që të mos ketë konflikte të tjera.
“Në atë aspekt, e shoh që, ashtu pak janë befasuar me këto konstatime, sic thash në fillim, dhe besoj që i nevojitet disa ditë që të analizohet pak më mirë dhe ndoshta që të rikonfirmohet një farë forme një gatishmëri të inicimit ose vazhdimit të dialogut. Unë mendoj, është mendim personal, gjithmonë kam thënë, kemi një thinje të vjetër, “ më mirë të negociohet 1 mijë ditë se të luftohet 1 orë” . kështu që unë pranoj një model të negocimit dhe unë kisha qenë shumë i lumtur, që ai vazhdim të ndodh në fillim të korrikut”, ka thënë Rashiq.
I pyetur për kërkesën e kryeministrit Kurti, rreth dorëzimit të Millan Radojiçiq në organet e Drejtësisë në Kosovës, ministri nga radhët e komunitetit serb, nuk pret diçka të tillë në muajt në vijim.
“ Sa e di unë lidhjet e tyre, në Serbi, në veçanti në regjimin i cili rastësisht është në pushtet në Serbi, nuk e shoh si e mundshme, në muajt në vijim. Në muajt e ardhshëm nuk e shoh një opsion real”, shprehet ai.
Rashiq ka folur edhe për refuzimin që ai të jetë pjesë e dialogut.
“Kryeministri Kurti ka pas një ide prej momentit që jemi emëruar, kjo ka ndodh më 1 dhjetor 2022, ku sipas planit të tij, unë kam pas të jem pjesë e grupit punues, dhe në atë aspekt dhe një kërkesë është dërguar si propozim tek facilitatorët, tek zotëri Borrell dhe Lajçak, ta zgjerojmë grupin teknik negociues, por pala tjetër nuk e ka pranuar një gjë të tillë”, shprehet ministri për Komunitete dhe Kthim.
Sipas Rashiq, mos përfshirja e tij në ekipin negociues, do të sjellë vetëm probleme në dialogun Kosovë-Serbi, dhe integrimin e serbëve.
“Siç thotë Brukesli varet nga palët a do të pranojnë a jo, prandaj pala tjetër në këtë rast, nuk ka pranuar një ndryshim të tillë kështu që unë ose ne, kemi mbet jashtë proceseve, e që prapë është një bumerang i keq, jo vetëm për dizajnimin e politikave dhe statutit, por edhe të integrimit që deri më sot kemi pa vetëm ndikim negativ në procesin negociues”, ka thënë ai për tëvë1.
Më 26 qershor në Bruksel, Kurti, nuk pranoi të takohet me Vuçiqin, pa u plotësuar tri kërkesat për të cilat, Serbia ende nuk ka dhënë sqarim nëse do të realizohen.