Rohde: Kosova dëshiron të jetë pjesë e BE-së, themeli i kësaj është sundimi i ligjit
Në panelin e dytë të konferencës për mbyllëse të projektit EUKOJUST, është diskutuar me temën, “Një kornizë më e mirë ligjore për t’u përgatitur për përafrim me acquis të BE-së”, ku është theksuar rëndësia e sundimit të ligjit në rrugën e Kosovës drejt BE-së. Carin Lobbezoo, Ambasadore e Holandës në Kosovë, tha se fushëveprimi i […]
Në panelin e dytë të konferencës për mbyllëse të projektit EUKOJUST, është diskutuar me temën, “Një kornizë më e mirë ligjore për t’u përgatitur për përafrim me acquis të BE-së”, ku është theksuar rëndësia e sundimit të ligjit në rrugën e Kosovës drejt BE-së.
Carin Lobbezoo, Ambasadore e Holandës në Kosovë, tha se fushëveprimi i këtij projekti është i jashtëzakonshëm, pasi këto janë themelet si ndërtohet shtëpia e sundimit të ligjit.
“EUKOJUST-i, i është bashkuar politikave të Holandës, kemi parë reforma gjyqësore dhe këto janë vendimtare që drejtësia të jetë e qasshme për të gjithë. Ndikimi i këtij projekti është afatgjatë ta përafrojë Kosovën me BE-në, sundimi i ligjit nuk është vrapim milimetërsh por vrapim maratonë. Përafrimi me BE-në, ka një kontribut të rëndësishëm, jemi të përkushtuar t’i ndihmojmë Kosovës drejt BE-së, kemi besim të plotë që Kosova do i bashkohet me sundim të ligjit”, tha ajo.
Ndësa, Jörn Rohde, Ambasador i Gjermanisë në Kosovë, tha sundimi i ligjit është themeli i integrimit në BE.
“Sektori i drejtësisë nuk është pa sfida kjo kërkon punë, ne duhet të punojmë se bashku me ndërtimin r institucioneve, pavarësia efikasiteti i drejtësisë, është thelbësor, Kosova dëshiron të jetë pjesë e BE-së, dhe themeli i kësaj është sundimi i ligjit. Si ambasador i Gjermanisë në Kosovë, më lejoni të nënvizojë se ne vazhdojmë të përkrahim Kosovën”.
Blerim Sallahu, Zëvendësminister i Drejtësisë, theksoi se ky projekt ka ofruar një ekspertizë të jashtëzakonshme.
“Kemi hartuar projekt ligjin për pasurinë e paluajtshme dua të hedh një akuzë për gjykatën që 15 muaj nuk ka marrë dritën e gjelbër shpresojmë që ky ligj të hartohet deri në fund të këtij mandati. Ky projekt ka ofruar një ekspertizë të jashtëzakonshme, ky projekt ka bë vlerësimin ekspert të ligjeve ekzistuese ku dua ta përmend rregulloren për shtetas të huaj, rregulloren me projektin për rregullimin e brendshëm të MD-së”, tha Sallahu.
Ndërsa, Mentor Borovci, drejtor i Zyrës Ligjore në Zyrën e kryeministrit të Kosovës, tha se kanë pasur pas mbështetje ligjore në zyrën e kryeministrisë dhe përmes qasjes tematike do bëhet një proces i legjislacionit në harmoni me standardet e BE-së.
“Projekti EUKOJUST ka mundësuar, të gjithë personat e përfshirë në hartim të legjislacionit të kenë standarde më të mira të kenë bashkëngjitje më të mirë dhe dy manuale së si duhet të hartohet legjislacioni vë në zbatim standardet më të mira ndërkombëtare. Në kontekstin e harmonizimit ligjor, projekti EUKOJUST na ka ndihmuar në harmonizim të ligjit për kundërvajtje. Përgatitjen e raportit, kemi pas kënaqësinë që në mbështetjen të bëjmë manualin e parë për mbrojtje nga diskriminimi ku kemi gjet nevojën për ndryshimin e ligjit”, u shpreh Borovci.
Ekspertet e EUKOJUST kanë qenë Alban Krasniqi, Alina Matache, Idlir Peci, Kristian Turkaj dhe Dragomir Yordanov.
Eksperti Idlir Peci theksoi se konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme, është një çështje kritike.
“Kemi qenë të përfshirë në organizim të punëtorive të ndryshme, kodi civil ofron garanci për të gjitha subjektet qytetarët e Kosovës, cilësinë e viktimës apo dëshmitarit. Shkurtimi drastik i shumë afateve procedurale. Konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme, është një çështje kritike kemi vënë modele duke forcuar garanci procedurale, duke siguruar komoditet në gjykata. Përveç qasjes sistematike, do bëhet krijimi i një baze ligjore që do ndihmojë qytetarët në qasje më të lehtë”, theksoi Peci.
Ndërsa, Alban Krasniqi, tha se Kodi Civil është mbështetur nga projektet e financuara nga BE-ja.
“Në momentin e miratimit do jetë legjislacion më modern, edhe kodi i procedurës civile po bashkëpunojmë me MD-në, KGJK-në. Do sjell për herë të parë seanca nga distanca për gjykatat e Kosovës do adresojë komunikimin elektronik të palëve, ligji për gjykatën administrative që do i ndihmojë qytetarët të adresojnë problemet administrative në një vend. Ligji për dhomën speciale të gjykatës supreme, po punojmë të hiqet, gjykata supreme do jetë në gjendje të luaj rolin e saj si shkalla më e lartë e gjyqësorit. Këto do ishin disa nga iniciativat”, tha Krasniqi.
Kristian Turkaj theksoi se për rritjen e hartimit ligjor është më rëndësi të kemi bashkëpunim ndërinstitucional në sistemin e drejtësisë, Ministria ka bërë një punë të shkëlqyer.
“Rregullorja për rregullim të brendshëm është miratuar dhe tash kompetencat janë më të qarta, hartimi ligjor është shpërndarë në tërë ministrinë. Kjo mbështetje nuk është dhënë vetëm për draft rregulloren, nevoja për trajnime është bërë, mungesa e aftësive, janë identifikuar dhe janë adresuar përmes një programi të duhur. MD-ja ka kompetenca që janë të aftë në praktika me shtetet anëtare të BE-së, tash ministria është e gatshme të bëjë reforma, një ministri e fortë është në interes në sektorin e drejtësisë, KPK, KGJK, për t’i udhëhequr kapacitet së bashku”, u shpreh ai.
Dragomir Yordanov, tha se akademia e drejtësisë ka nevojë ende për ndihmë.
“Projekti ka mbështetur hartimin e procesit të akademisë dhe hartimin e legjislacionit ky projekt ende s’ka përfunduar dhe ende nuk dihet nëse standardet evropiane do mbushen nga qeveria. Këto ligje të zbatohen në praktike dhe mendoj se akademia ka ende nevojë për ndihmë”, tha ai.
Ndërkohë, Alina Matache, theksoi se kanë dashur të përfshijnë qytetarët dhe të plotësohen po ashtu standardet e BE-së.
“Termat e trajnimit gjyqësor dhe fokusi në praktikat gjyqësore të drejtave të njeriut janë më shumë nuanca komplekse është më rëndësi të interpretohen ato ligje, kuptohen dhe të vendosen në praktikë. Trajnimi i nivelit të lartë gjyqësor është i rëndësishëm për të ofruar qasje për të gjithë. Ekziston bashkëpunimi me organizatat e shoqërisë civile, këto të përmirësojnë trajnimet gjyqësor kjo krijon ne organizimi për të ofruar më shumë të drejta nga LGBTI dhe komunitetet”, tha ajo.