Real Madrid e nxjerr në shitje, Milani sulmon, por vjen ‘befasia’ nga La Liga

AC Milan ka shfaqur interes për një nga talentet e rinj më premtues të Real Madridit, por duket se ka ardhur shumë vonë. Sulmuesi i majtë, Víctor Muñoz, është zyrtarizuar si përforcimi më i ri i Osasunës, pavarësisht vëmendjes nga disa klube të mëdha europiane – përfshirë edhe “Rossonerët”. Sipas gazetarit të njohur Matteo Moretto, […]

Korrik 14, 2025 - 16:30
 0
Real Madrid e nxjerr në shitje, Milani sulmon, por vjen ‘befasia’ nga La Liga

AC Milan ka shfaqur interes për një nga talentet e rinj më premtues të Real Madridit, por duket se ka ardhur shumë vonë. Sulmuesi i majtë, Víctor Muñoz, është zyrtarizuar si përforcimi më i ri i Osasunës, pavarësisht vëmendjes nga disa klube të mëdha europiane – përfshirë edhe “Rossonerët”.

Sipas gazetarit të njohur Matteo Moretto, i cili foli në kanalin YouTube të Fabrizio Romanos, Milani ishte ndër klubet që kontaktoi Real Madridin për të kuptuar detajet e marrëveshjes dhe situatën e lojtarit. “E konsideronin një talent të madh,” – tha Moretto, përcjell ORAinfo.

Muñoz, i lindur në vitin 2003, ka nënshkruar me Osasunën një kontratë pesëvjeçare deri në vitin 2030. Klubi nga Pamplona pagoi 5 milionë euro fikse dhe deri në 1 milion euro bonuse për 50% të kartonit, ndërsa Real Madrid ka ruajtur të drejtën e riblerjes brenda tre viteve, me çmim që varion nga 8 deri në 10 milionë euro.

Lojtari preferoi transferimin te Osasuna për shkak të garancive për minuta në fushë, faktor që Milani nuk mund ta garantonte menjëherë. Ky është një tjetër rast ku skuadra italiane tenton të sigurojë të ardhmen duke ndjekur shembullin e Alex Jimenez dhe Nico Paz, dy talente që gjithashtu janë ndjekur nga afër në të kaluarën.

Edhe pse nuk u konkretizua, ky interes tregon se Milani vazhdon të jetë aktiv në tregun e talenteve dhe synon të ndërtojë një të ardhme të qëndrueshme me lojtarë të rinj dhe të perspektivës. /ORAinfo/