Regjim i posaçëm i trafikut sot pasdite në qendër të Shkupit
Sot, duke filluar nga ora 16:00, për shkak të mbajtjes së garës ndërkombëtare të atletikës gjatë mbrëmjes “13 Nëntori”, Njësia për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të trafikut, me ç’rast komunikacioni do të realizohet nëpër rrugët e afërta, transmeton Portalb.mk. Siç bëjnë të ditur nga […]
Sot, duke filluar nga ora 16:00, për shkak të mbajtjes së garës ndërkombëtare të atletikës gjatë mbrëmjes “13 Nëntori”, Njësia për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të trafikut, me ç’rast komunikacioni do të realizohet nëpër rrugët e afërta, transmeton Portalb.mk.
Siç bëjnë të ditur nga SPB Shkup, gara do të zhvillohet në këtë itinerar: nga porta “Maqedonia”, përmes sheshit “Maqedonia”, përgjatë rrugës “Nikolla Vapcarov”, në të djathtë përgjatë rrugës “Dimitrie Çupovski”, deri në kryqëzimin me rrugën “Dame Gruev”, gjysmërreth prapa përgjatë së njëjtës rrugë, në vazhdim përgjatë rrugës “11 Tetori” deri në kryqëzimin me bulevardin “Koço Racin”, në një gjysmërreth prapa përgjatë së njëjtës rrugë, djathtas përgjatë rrugës “Filipi II i Maqedonisë”, majtas përgjatë rrugës hyrëse të QTQ dhe djathtas në fund te porta “Maqedonia” në Shkup.
SPB Shkup apelon qytetarët t’i respektojnë urdhërat të cilat i japin nëpunësit policorë nëpër rrugët ku do të zhvillohet ngjarja, qëndron në njoftimin e MPB-së.
Përndryshe, gara atletike gjatë mbrëmjes është një nga manifestimet më të vjetra tek ne dhe një nga më të vjetrat në Ballkan dhe mbahet tradicionalisht çdo nëntor në nder të çlirimit të Qytetit të Shkupit. Gara e parë ka qenë e organizuar në vitin e largët 1953 dhe është vrapuar në konkurrencë individuale dhe ekipore. Fillimi dhe përfundimi kanë qenë në mes të sheshit, ndërsa gjatësia ka qenë 5 kilometra.
Ngjarja është në organizim të Federatës Atletike të Maqedonisë, ndërsa është mbështetur nga Ministria e Sportit, Komuna e Gazi Babës dhe Ministria e Punëve të Brendshme.
Në programin e edicionit të sivjetmë janë paraparë dy gara – kryesorja do të jetë në pesë kilometra, ndërsa e dyta për fëmijë deri në 12 vjeç do të jetë në 400 metra.
Për të dy garat, siç kumtuan organizatorëve, janë paraqitur më shumë se 400 pjesëmarrës.