Reshjet e borës në RMV, në këto rrugë ndalohet lëvizja e automjeve të rënda

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë  së Veriut njoftoi sot në mëngjes se për shkak reshjeve të borës është ndaluar qarkullimi i automjeteve të rënda në disa akse rrugore, transmeton Portalb.mk. Ndalimi i qarkullimit të mjeteve të rënda është ndaluar në këto akse rrugore: Kriva Pallankë vendkalimi kufitar Deve Bair, Gostivar-Mavrovë-Dibër, Gostivar-Strazhë-Kërçovë, Preseka, Pletvar, vendkalimi kufitar […]

Jan 12, 2025 - 16:00
 0  4
Reshjet e borës në RMV, në këto rrugë ndalohet lëvizja e automjeve të rënda
Pikë pagesa "Zhelinë" në korridorin 8 në drejtim Tetovë - Shkup. Foto printscreen nga video e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore.

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë  së Veriut njoftoi sot në mëngjes se për shkak reshjeve të borës është ndaluar qarkullimi i automjeteve të rënda në disa akse rrugore, transmeton Portalb.mk.

Ndalimi i qarkullimit të mjeteve të rënda është ndaluar në këto akse rrugore: Kriva Pallankë vendkalimi kufitar Deve Bair, Gostivar-Mavrovë-Dibër, Gostivar-Strazhë-Kërçovë, Preseka, Pletvar, vendkalimi kufitar Dellçevë me Bullgarinë për automjete mbi 7.5 ton, Tetovë – Kodra e Diellit (për llojet tjera të automjeteve përdorimi i pajisjeve dimërore është i detyrueshëm).

Nga ora 08:50 për shkak të ngricave në magjistralen Prijetstvo afër fshatit Miravc, automjetet e rënda do të drejtohen përmes rrugës së vjetër Udovë – Demir Kapi.

Nga ora 09:30 është ndaluar qarkullimi i automjeteve të rënda në relacionin rrugor Resnjë – Manastir përmes malit Gjavato.

Siç thekson Lidhja Auto Moto e Maqedonisë së Veriut, komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore me sipërfaqe të lagështa dhe me mbetje bore të përpunuara pas ndërhyrjes së ekipeve të ‘Rrugëve të Maqedonisë”.

“Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata për për hyrje dhe dalje nga shteti”, thotë LAMM.

Megjithatë ata shtojnë se nga data 15 nëntor 2024 ka hyrë në fuqi detyrimi ligjor për të pasur pajisje dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15 mars 2025.

LAMM rekomandon rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës rrugore dhe kujdes të veçantë në drejtimin e automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë përmes luginave të lumenjve dhe grykave, ku mund të ketë rrëshqitje të gurëve. Kjo vlen veçanërisht për vendet: Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Për më tepër, rruga Ohër – Resnjë përmes Parkut Kombëtar të Galiçicës është e mbyllur për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve që nga data 15 nëntor 2024.

Gjithashtu, ura mbi lumin Vardar në rrugën rajonale R1312, në fshatin Bashino është e mbyllur për të gjitha llojet e qarkullimit.

Njëkohësisht po kryhen punime ndërtimore në autostradën Demir Kapi – Smokvicë, ku po rikonstruktohet tuneli i majtë i Tunelit 1, i cili pritet të përfundojë deri më 23 janar 2025. Deri atëherë, tuneli i majtë do të jetë i mbyllur plotësisht për qarkullim, ndërsa trafiku do të ridrejtohet në tunelin e djathtë me qarkullim të dyanshëm.

Në aksin A1, pjesa Farish – Prilep janë duke u riparuar gropat, ndërsa për shkak të ndërtimit të korridorit rrugor 10D, pjesa Prilep- Manastir, trafiku është devijuar për të gjitha llojet e auotomjeteve nga R1101 Topolçan deri në deponinë Alinci. Ky regjim i përkohshëm do të zgjasë për një periudhë një vjeçare.