Lekaj: Kemi alternativë për një Asociacion pa kompetenca ekzekutive, që i kënaq kërkesat e serbëve

Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka një alternativë sa i përket çështjes së Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Kështu të paktën deklaroi deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, i cili theksoi se ndryshe nga kryeministri, Albin Kurti, e kanë një alternativë për një Asociacionin pa kompetenca ekzekutive dhe që i kënaq kërkesat e serbëve […]

maj 29, 2024 - 19:01
 0  5
Lekaj: Kemi alternativë për një Asociacion pa kompetenca ekzekutive, që i kënaq kërkesat e serbëve
lekaj:-kemi-alternative-per-nje-asociacion-pa-kompetenca-ekzekutive,-qe-i-kenaq-kerkesat-e-serbeve

lekaj:-kemi-alternative-per-nje-asociacion-pa-kompetenca-ekzekutive,-qe-i-kenaq-kerkesat-e-serbeve

Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka një alternativë sa i përket çështjes së Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Kështu të paktën deklaroi deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, i cili theksoi se ndryshe nga kryeministri, Albin Kurti, e kanë një alternativë për një Asociacionin pa kompetenca ekzekutive dhe që i kënaq kërkesat e serbëve të Kosovës.

Asociacioni i AAK-së do jetë kulturor sipas Lekajt.

“Një Asociacion pa kompetenca ekzekutive, Asociacionin kulturor… Aleanca ka një alternativë për krijimin e Asociacionit, por jo këtë Asociacionin që na i ka sjellë në tavolinë zoti Kurti. Por, një Asociacion që i përmbush ato rregulla e një Asociacioni pa kompetenca ekzekutive, pa krijuar një nivel të tretë të pushteti.

Obligimet ndërkombëtare duhet të implementohet dhe duhet të jemi serioz para atyre që i kemi thënë po, marrëveshjeve ndërkombëtare. Por duhet të jemi të vëmendshëm edhe në komunikim dhe në draft propozime. Ky e dini, apriori e ka pranuar Marrëveshjen e Brukselit, Aneksin e Ohrit. Po ka thënë që duhet me nënshkru së pari presidenti i Serbisë. Kjo ka qenë një lojë e Serbisë. Pasi nuk guxojmë të bimë në ujëra të tilla që e dëmton imazhin e Kosovës.

Ne si AAK kemi një alternativë, një Asociacion pa kompetenca ekzekutive. Që e kënaq kërkesat e qytetarëve serbëve, që janë qytetarë të Kosovës, sa i përket anës kulturore dhe menaxhimit të asaj që e ka Plani i Athisarit”, ka thënë Lekaj në FIVE të Dukagjinit.