Rifadija Sopi: Fushata mbaroi, puna për Prishtinën vazhdon
Kandidatja për Asamble Komunale në Prishtinë, Rifadije Sopi, ka shpërndarë një mesazh falënderimi dhe angazhimi për qytetarët e kryeqytetit, pas përfundimit të fushatës zgjedhore të 12 tetorit. Në një postim emocionues në Facebook, ajo thekson përkushtimin dhe besimin që ka marrë nga qytetarët gjatë kësaj periudhe dhe vizionin e saj për një Prishtinë më të […]


Kandidatja për Asamble Komunale në Prishtinë, Rifadije Sopi, ka shpërndarë një mesazh falënderimi dhe angazhimi për qytetarët e kryeqytetit, pas përfundimit të fushatës zgjedhore të 12 tetorit.
Në një postim emocionues në Facebook, ajo thekson përkushtimin dhe besimin që ka marrë nga qytetarët gjatë kësaj periudhe dhe vizionin e saj për një Prishtinë më të zhvilluar dhe të ardhme më të sigurt për rininë.
Sopi, që mban numrin 30 në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), shprehu mirënjohjen për mbështetje dhe fjalët e mira të qytetarëve, të cilat, siç thotë ajo, i japin forcë për të vazhduar me projekte që ndihmojnë zhvillimin e jetës qytetare dhe përmirësimin e arsimit, si baza e çdo ideje dhe vizioni për të ardhmen.
“Fushata përfundon sonte, por puna dhe vizioni për Prishtinën vazhdojnë!” – shkruan Sopi, duke nënvizuar angazhimin e saj të palodhshëm për të sjellë ndryshime të prekshme për qytetarët.
Për më tepër, ajo ka shfrytëzuar këtë mundësi për të shprehur mbështetje për drejtues të tjerë të LDK-së, si Lumir Abdixhiku, Jehona Lushaku dhe Perparim Rama, duke siguruar se do të vazhdojë të kontribuojë për zhvillimin e Prishtinës edhe pas përfundimit të fushatës.
Në këtë periudhë vendimtare para zgjedhjeve, Dija Sopi kërkon më shumë mundësi dhe dashuri për rininë dhe ka thirrur qytetarët që të mbështesin një të ardhme të shndritshme për kryeqytetin. /ORAinfo/
