Rikthehet rrëmuja para sporteleve të MPB-së
Edhe me tej zgjat pritja për marrjen e dokumenteve të udhëtimit. Me fillimin e pushimeve, rifilloi edhe rrëmuja para sporteleve të MPB-së për pasaportë me emrin e ri të shtetit. Mbi tre muaj shkon pritja e pranimit të pasaportës, thonë qytetaret e anketuar për Alsat. “Nga 1 shkurti jam fotografuar dhe tani e mora, duhet […]
Edhe me tej zgjat pritja për marrjen e dokumenteve të udhëtimit. Me fillimin e pushimeve, rifilloi edhe rrëmuja para sporteleve të MPB-së për pasaportë me emrin e ri të shtetit.
Mbi tre muaj shkon pritja e pranimit të pasaportës, thonë qytetaret e anketuar për Alsat.
“Nga 1 shkurti jam fotografuar dhe tani e mora, duhet të udhëtoni diku? Jo. Tani për tani jo por ta kemi”, u shpreh një qytetare.
“Për çfarë dokumenti jeni këtu? Për letërnjoftim me emrin e ri të shtetit, me fotografuan dhe për 15-20 ditë u bë, pasaportë keni nxjerrë? Po e nxora më herët”, tha një tjetër qytetar.
“Shumë rrëmujë është, deri tek dera jashtë, nga dita e hënë ndonjë fat i ri, patjetër të vij, nga Shkupi jam. Shumë rrëmujë”, theksoi një qytetar.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se shkak i vonesave të pritjes për marrje të pasaportave pas një kohe të gjatë është rritja e kërkesave dhe kapaciteti i makinerive prodhuese, ndërsa konfirmuan se deri tani, qytetarë të cilët janë fotografuar për letërnjoftim me emrin e ri të shtetit janë rreth 1.267.888, për pasaportë 1.524.118, dhe për patentë shoferë janë fotografuar 658.406 qytetarë. /Alsat.mk