RMV, 13 zjarre aktive në vend, 8 të tjerë nën kontroll

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza sot informuan se, në vend janë 13 zjarre aktive ndërsa 8 të tjerë janë nën kontroll. Ende janë aktive zjarret në Galiçicë, Makedonski Brod, Dollnen, transmeton Portalb.mk. Nga QMK, kanë dërguar listën e vendeve ku ende ka zjarre aktive në hapësirë të hapur Komuna e Makedonski Brodit: Jasen – […]

gusht 17, 2024 - 15:00
 0  6
RMV, 13 zjarre aktive në vend, 8 të tjerë nën kontroll
Shuarje e zjarreve. Foto printscreen nga video e QMK-së

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza sot informuan se, në vend janë 13 zjarre aktive ndërsa 8 të tjerë janë nën kontroll. Ende janë aktive zjarret në Galiçicë, Makedonski Brod, Dollnen, transmeton Portalb.mk.

Nga QMK, kanë dërguar listën e vendeve ku ende ka zjarre aktive në hapësirë të hapur

  • Komuna e Makedonski Brodit: Jasen – lagjia e vikend-shtëpizave Belica (digjet pylli me pisha);
  • Komuna e Resnjës dhe Komuna e Ohrit: Galiçicë, në lindje në drejtim të fshatit Leskoec dhe Stenjë, komuna e Resnjës, ndërsa në territorin e Ohrit në perëndim kah fshati Vojtinë dhe në veri drejt shtëpisë malore (digjet vegjetacion me kërcell të ulët dhe pyll ahu);
  • Komuna Dollneni 1: fshati Debreshtë, një pjesë drejt fshatit Zrze, si dhe një pjesë në fshatin Krapë, Komuna Makedonski Brod (digjet pyll i degraduar me kërcell të ulët, bar i thatë);
  • Komuna e Novacit: Fshati Pollog – Bërnik – Rapesh (vegjetacion i ulët, pyll i degraduar);
  • Komuna e Kërçovës 1: Fshati Cer, mali Luben, është përhapur drejt fshatrave Brezovë dhe Zashle, Komuna e Demir Hisarit (digjen pyje të degraduar me kërcell të ulët, bar të thatë dhe vegjetacion ulët);
  • Komuna e Kërçovës 2: Fshati Pateec – Fshati Koziçino, i përhapur drejt fshatit Dupjani (pyje me pisha dhe pyje ahu);
  • Komuna e Plasnicës: Fshati Plasnicë – Fshati Latovë, Makedonski Brod (digjet vegjetacion me kërcell të ulët);
  • Komuna Makedonski Brod 2: Fshati Deviq, lokaliteti Vrteshka (digjen pyje të përziera);
  • Komuna e Dibrës: Fshati Gari në malin e Stogovës (digjen pyje të përziera);
  • Komuna e Çashkës: Fshati Mokreni (digjet pyll dushku me kërcell të ulët);
  • Komuna Mavrovë – Rostushë 1: Fshati Vërben (digjen pyje të përziera);
  • Komuna e Mavrovës – Rostushë 2: Maja e Korabit (digjet vegjetacion me kërcell të ulët) – zjarr që është përhapur nga Shqipëria;
  • Komuna Dollneni 2: Fshati Nebregovë (digjet pylli i ulët kërcellor).

Kujtojmë se, presidentja Gordana Siljanovska Davkova, në pajtim me Ligjin për menaxhim me kriza, më 15 gusht ka marrë vendim për pjesëmarrjen e një pjese të Armatës në luftimin e zjarreve.

Maqedonia e Veriut prej një kohe të gjatë është duke luftuar me zjarre të mëdha pyjore që shkaktojnë dëme të mëdha. Për shkak të zjarrit në mes të korrikut, Qeveria e Maqedonisë së Veriut për herë të parë shpalli gjendje krize për 30 ditë, e cila u vazhduar përsëri më 13 gusht dhe kërkoi ndihmë përmes mekanizmit të BE-së në fushën e mbrojtjes civile.

Gjithashtu, është vënë ndalesë e plotë e lëvizjes në pyje dhe toka pyjore në territorin e menaxhuar nga NP “Pyjet Kombëtare”, i cili do të zgjasë deri në ditën e shfuqizimit të tij, në periudhën nga ora 06:00 deri në orën 20:00.