RMV, askush nuk e di saktësisht se sa leje B të integruara ekologjike janë dhënë në vend
Askush në vend nuk ka të dhëna të sakta për numrin e lejeve të integruara ekologjike B të cilat komunat ua lëshojnë kompanive, veprimtaria e të cilave ndikon mbi mjedisin jetësor. Sipas regjistrit që e mban Ministria për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor (MMJPH), 278 kompani janë bartës të lejeve të integruara ekologjike B. Megjithatë, […]
Askush në vend nuk ka të dhëna të sakta për numrin e lejeve të integruara ekologjike B të cilat komunat ua lëshojnë kompanive, veprimtaria e të cilave ndikon mbi mjedisin jetësor. Sipas regjistrit që e mban Ministria për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor (MMJPH), 278 kompani janë bartës të lejeve të integruara ekologjike B. Megjithatë, bazuar në hulumtimin e Qendrës për Komunikime Civile, rezulton se një pjesë e lejeve të lëshuara nga komunat nuk janë të publikuara në Regjistrin, ndërsa disa nga kompanitë me leje të tilla, edhe pse i kanë mbyllur stabilimentet e tyre, ato ende figurojnë të regjistruara në Regjistër, transmeton Portalb.mk.
“Askush nuk ka përgjigje për pyetjen se cilat janë ato kompani që duhet të kenë leje të integruar ekologjike B. Vendi nuk ka një sistem të integruar dhe as mekanizëm kontrolli me të cilin do të përfshihen të gjitha kapacitetet industriale të cilat me aktivitetet e tyre emetojnë materie të dëmshme për mjedisin jetësor. Komunat nuk kanë regjistër të ndotësve. Disa nga komunat i kanë formuar të ashtuquajturat kadastra të ndotësve, mirëpo në nivel të industrive, por jo të firmave veçmas”, thuhet në hulumtim.
Edhe pse firmat që posedojnë leje të integruara ekologjike B duhet të paguajnë tarifa sipas disa bazave, megjithatë komunat e mëdha mbledhin vetëm nga disa mijëra denarë çdo vit në këto baza. Kjo situatë hap dyshime se komunat nuk ua përllogarisin të gjithë bartësve të licencave tarifat për bartje të licencës së integruar B. Në të njëjtën kohë, shihet se disa nga subjektet nuk i paguajnë rregullisht as tarifat aq të ulëta të cilat e kanë përgjegjësi t’i paguajnë.
Tarifat vjetore që i paguajnë kompanitë të cilat posedojnë licencë të integruar B dallojnë nga 915 denarë deri në 22,860 denarë.
Dallimet e mëdha në të ardhurat që komunat i realizojnë mbi këtë bazë çojnë në konstatimin se nuk ka mënyrë të njësuar të përllogaritjes së tarifave për lejet e integruara ekologjike B.
Duke e pasur parasysh se tarifat vjetore, çdo vit janë identike për shumicën e stabilimenteve që posedojnë leje të integruar ekologjike B, kjo mund të interpretohet në mënyrën se disa prej stabilimenteve nuk paraqesin as raporte vjetore për matjet e ndotjes dhe se tarifa vjetore e tyre nuk përcaktohet plotësisht.
Kujtojmë se në dokumentin paraprak të Qendrës për Komunikime Qytetare (QKQ) për rangimin e Qeverisë, ministrive dhe komunave në bazë të 32 treguesve për performansct për parandalim të korrupsionit në prokurimet publike, doli në pah se asnjëri institucion nuk është në zonën e gjelbër të nivelit të lartë të mbrojtjes nga korrupsioni, me realizim të performancave për parandalim të korrupsionit prej më tepër se 80 %.