RMV, është nënshkruar memorandum bashkëpunimi ndërmjet MPB-së dhe Qendrës burimore për prindër të fëmijëve me nevoja të veçanta

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski dhe kryetarja e Qendrës burimore, Radmila Cvetkovska, sot nënshkruan Memorandum për bashkëpunim ndërmjet MPB-së – Qendrës për trajnim dhe OJQ-së – Qendra burimore e prindërve të fëmijëve me nevoja të veçanta, transmeton Portalb.mk. Memorandumi synon zhvillimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në sigurimin dhe promovimin e të drejtave të […]

gusht 16, 2024 - 15:01
 0  4
RMV, është nënshkruar memorandum bashkëpunimi ndërmjet MPB-së dhe Qendrës burimore për prindër të fëmijëve me nevoja të veçanta
Ministri i MPB-së Pançe Toshkovski dhe kryetarja e Qendrës burimore, Radmila Cvetkovska. Foto: MPB

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski dhe kryetarja e Qendrës burimore, Radmila Cvetkovska, sot nënshkruan Memorandum për bashkëpunim ndërmjet MPB-së – Qendrës për trajnim dhe OJQ-së – Qendra burimore e prindërve të fëmijëve me nevoja të veçanta, transmeton Portalb.mk.

Memorandumi synon zhvillimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në sigurimin dhe promovimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar dhe familjeve të tyre nëpërmjet organizimit dhe zbatimit të trajnimeve të përbashkëta për veprimin dhe trajtimin e këtyre personave.

Nëpërmjet Qendrës së Trajnimit të MPB-së do të zhvillohen trajnime për punonjësit e policisë, me qëllim të veprimit të duhur, qasjes dhe komunikimit të thjeshtësuar nëse gjatë punës hasin në person me aftësi të kufizuara.

Kujtojmë se çështja e diskriminimit dhe margjinalizimit të personave me aftësi të kufizuara, u kritikua nga Bashkimi Evropian, në Raporti e përditësuar vjetor 2023 mbi të Drejtat e Njeriut dhe Demokracinë në Botë, publikuar më 30 maj 2024.