Transporti ndërkombëtar është zmadhuar për 100 përqind në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut në tremujorin e katër të vitit 2024 është regjistruar rritje e transportit ndërkombëtar, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, transmeton Portalb.mk. “Sipas llojit të transportit, numri i udhëtarëve në transportin urban është zmadhuar për 0.3 %, në transportin periferik është zvogëluar për 8.2 %, në transportin ndërmjet qyteteve është […]

shkurt 20, 2025 - 21:00
 0  5
Transporti ndërkombëtar është zmadhuar për 100 përqind në Maqedoninë e Veriut
Stacioni i autobusëve në Gostivar. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Në Maqedoninë e Veriut në tremujorin e katër të vitit 2024 është regjistruar rritje e transportit ndërkombëtar, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, transmeton Portalb.mk.

“Sipas llojit të transportit, numri i udhëtarëve në transportin urban është zmadhuar për 0.3 %, në transportin periferik është zvogëluar për 8.2 %, në transportin ndërmjet qyteteve është zmadhuar për 5.9 %, ndërsa në transportin ndërkombëtar është zmadhuar për 100.5 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Ndërkohë numri i përgjithshëm i kilometrave në transportin rrugor ndërkombëtar është zmadhuar për 41.2 përqind.

“Në tremujorin e katër të vitit 2024, numri i përgjithshëm i udhëtarëve në transportin rrugor është 10 989 mijë, dhe krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak është zvogëluar për 1.6 %”, raportoi Enti.

Në vitin 2024 në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 3 386 000 udhëtarë, ashtu që 1 446 000 përfshin transportin e nxënësve dhe punëtorëve, 1 791 000 transporti i rregullt, 51 000 ekskursione dhe 45 janë udhëtime turizmi.