RMV, inspektorët nga nesër do të kontrollojnë nëse respektohet marzhi për mjetet shkollore
Inspektorët e Inspektoriatit Shtetëror të Tregut (IShT) nga nesër do të jenë në terren për të kontrolluar tregtarët nëse kanë vepruar në përputhje me vendimin e Qeverisë për kufizimin e marzhit në mjete shkollore, transmeton Portalb.mk. Drejtori i ISHT-së, Goran Trajkovski, në një postim në profilin e tij në Facebook, thotë se inspektorët do të […]
Inspektorët e Inspektoriatit Shtetëror të Tregut (IShT) nga nesër do të jenë në terren për të kontrolluar tregtarët nëse kanë vepruar në përputhje me vendimin e Qeverisë për kufizimin e marzhit në mjete shkollore, transmeton Portalb.mk.
Drejtori i ISHT-së, Goran Trajkovski, në një postim në profilin e tij në Facebook, thotë se inspektorët do të veprojnë në kuadër të kompetencave të tyre që dalin nga vendimi i qeverisë dhe sipas Ligjit për tregti.
“Theksoj se Inspektorati Shtetëror i Tregut do të veprojë ekskluzivisht për kontrollin e çmimeve të përcaktuara me Vendim, por nuk ka kompetencë të veprojë, as të ndikojë në formimin e çmimeve në tregtinë me shumicë dhe pakicë”, thotë Trajkovski.
Trajkovski thotë edhe deri tani, Inspektorati nuk do të bëjë kompromis për këtë vendim për askënd.
“Ligji do të zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë dhe të gjithë tregtarët e përfshirë në Vendim kanë detyrimin ta respektojnë atë”, shton ai.
Ai u bën thirrje qytetarëve që nëse vërejnë parregullsi në zbatimin e këtij vendimi të lajmërohen në Inspektoratin Shtetëror të Tregut në numrin 191 ose në ueb faqen www.dpi.gov.mk.
Qeveria në mbledhjen e djeshme vendosi kufizimin e marzheve për mjetet shkollore dhe e quajti masën “Më pak shpenzime, më shumë për ju”.
Sipas masës, me marzhe të ngrira 5 përqind në shitje me shumicë dhe 10 përqind në pakicë do të shiten, fletore, çanta shpine, shkumësa, plastelinë, stilolapsa, markera, akrilik dhe ngjyra uji, furça, vizore dhe materiale didaktike, mprehëse, goma, gërshërë, kuti, shkumësa, etj.
LEXO: Qeveria e RMV-së vendosi për ngrirjen e çmimeve të materialeve shkollore deri në tetor