RMV, institucionet gjatë muajit qershor mund të aplikojnë në Ministrinë e Kulturës për mbështetje financiare të projekteve
Ministria e Kulturës gjatë muajit qershor pranon propozim-projekte nga institucionet e ndryshme, projekte që do të financohen nga Ministria e Kulturës duke u përfshirë në Programin e Ministrisë së Kulturës për vitin e ardhshëm, transmeton Portalb.mk. “Institucionet nacionale në qershor të vitit aktual për vitin pasardhës dorëzojnë në Ministrinë e Kulturës draft-program vjetor për punën […]
Ministria e Kulturës gjatë muajit qershor pranon propozim-projekte nga institucionet e ndryshme, projekte që do të financohen nga Ministria e Kulturës duke u përfshirë në Programin e Ministrisë së Kulturës për vitin e ardhshëm, transmeton Portalb.mk.
“Institucionet nacionale në qershor të vitit aktual për vitin pasardhës dorëzojnë në Ministrinë e Kulturës draft-program vjetor për punën e institucionit. Draft-programi vjetor përmban projekte me specifikim të shpenzimeve sipas qëllimeve dhe aktiviteteve”, sqaroi Ministria.
Në programin vjetor planifikohen mjetet për çdo aktivitet që është përfshirë në projektet e pranuara në Thirrje.
“Formularët mund të dorëzohen edhe me dokumente/materiale të tjera për shpjegime të mëtejshme të projekteve që institucioni i sheh të nevojshme t’i dorëzojë. Dokumentet/materialet e dorëzuara me formularët, nuk kthehen”, theksoi Ministria.
Ndryshe, Ministria e Kulturës deri më 8 nëntor ka pranuar aplikime në Konkursin Vjetor të Ministrisë së Kulturës, përmes së cilit planifikohet mbështetja financiare për projektet nga fusha të ndryshme të kulturës.
Një vit më parë kishte pasur rreth 3 mijë aplikime, në krahasim me vitin e fundit që pati rreth një mijë aplikime.
- LEXO: RMV, Ministria e Kulturës e vazhdoi afatin për Konkursin Vjetor për financimin e projekteve
- LEXO: Këtë vit vetëm 1000 aplikime për konkursin për projekte kulturore, që përfundon me 6 nëntor, vitin e kaluar kishte 3000
- LEXO: Ministria e Kulturës ka shtyrë afatin për dorëzimin e fletëparaqitjeve për financim të projekteve me interes nacional për vitin 2022
- LEXO: Përfundoi afati për dorëzimin e fletëparaqitjeve për financim të projekteve me interes kombëtar për vitin 2022