Mickoski paralajmëroi heqjen e balancuesit, si një rekomandim nga BE-ja
Bashkimi Evropian është ai që rekomandon heqjen e balancuesit, mjetit që përcakton punësimin e nëpunësve civil sipas përkatësisë etnike, tha sot mandatari Hristijan Mickoski, në përgjigje të pyetjes së gazetarëve nëse do të ndalet përdorimi i kësaj mundësie, raporton MIA. Ai përkujtoi se rekomandimi i BE-së është pasojë e skrining procesit që tashmë është bërë. […]
Bashkimi Evropian është ai që rekomandon heqjen e balancuesit, mjetit që përcakton punësimin e nëpunësve civil sipas përkatësisë etnike, tha sot mandatari Hristijan Mickoski, në përgjigje të pyetjes së gazetarëve nëse do të ndalet përdorimi i kësaj mundësie, raporton MIA. Ai përkujtoi se rekomandimi i BE-së është pasojë e skrining procesit që tashmë është bërë.
“Megjithëse ata thonë se duhet shfuqizuar, atëherë çfarë na mbetet? Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të punojmë sipas rekomandimeve që vijnë nga vetë BE-ja. Ky është rezultat i skrining procesit, tha Mickoski, duke shtuar se vendi duhet të përparojë sipas kompetencave, jo sipas gjinisë, përkatësisë etnike apo fetare.
Ai theksoi që qytetarët janë duke kërkuar punë në Maqedoninë e Veriut, ashtu që të kthehen këtu për të ndërtuar familje.
“Ne planifikojmë të fokusohemi vetëm në problemet që janë detyra jonë e shtëpisë. Ne duam t’i bëjmë qytetarët të lumtur, që Maqedonia të jetë shtet që do të jetë nënë për të gjithë qytetarët pa dallim etnie sepse ky është atdheu ynë, të gjithë kemi lindur këtu. Këtu jemi gëzuar, këtu jemi pikëlluar dhe presim që të gjithë njëlloj të kujdesemi për zhvillimin e atdheut tonë të përbashkët Maqedonisë, pa dallim etnie”, theksoi Mickoski.
Ndryshe, një nga çështjet që është në tavolinën e fushatës parazgjedhore ishte edhe balancuesi – mjet i cili përcakton se cilës përkatësi etnike duhet t’i përkasë një zyrtar i caktuar në rastet kur një institucion publik bën shpallje për punësim.
Manipulimi me përkatësinë etnike ende vazhdon. Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, i cili vjen nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, në fund të majit 2023, tentoi që ta zgjidh këtë problematikë, duke nënshkruar një udhëzim me çka do të vendosej përkatësia etnike në dokumentet e gjendjes civile. Por, Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi këtë udhëzim në fund të muajit shkurt të këtij viti.
- LEXO: Para katër viteve BDI premtoi, por nuk e ndaloi mundësinë e keqpërdorimit të përkatësisë etnike gjatë punësimit
- LEXO: Heqja e “balancuesit”, kusht i VMRO-së për partitë shqiptare
- LEXO: RMV, Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi grafën etnike nga certifikatat e gjendjes civile
- LEXO: Maqedonasit e punësuar si shqiptarë, drejtori i Agjencisë së Administratës: S’kemi mekanizëm ligjor për ta penguar
- LEXO: Mickoski: Balancuesi për punësim deri tani keqpërdorej dhe frustrohej, nevojitet të avancohet sipas cilësisë