RMV-ja me çmime të reja të derivateve të naftës
Nga mesnata do të rritet çmimi i benzinës. I pandryshuar mbetet vetëm çmimi i ditelit. Kështu ka vendosur sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE), nga ku thonë se rritjet e reja të çmimeve të karburanteve janë si pasojë e rritjes së çmimeve referencë të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me përllogaritjen e […]
Nga mesnata do të rritet çmimi i benzinës. I pandryshuar mbetet vetëm çmimi i ditelit. Kështu ka vendosur sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE), nga ku thonë se rritjet e reja të çmimeve të karburanteve janë si pasojë e rritjes së çmimeve referencë të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, transmeton Portalb.mk.
“Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper BS-98 rriten për gjysmë denarë, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri rritet për një denar e gjysmë”, njofton KRRE.
Kështu, çmimi i ri i Eurosuper BS-95 do të jetë 76 denarë për litër, ndërsa Eurosuper BS-98 do të shitet për 78 denarë për litër.
Këtë javë, sipas KRRE-së, dizeli mbetet me çmimin e vjetër prej 70,5 denarë për litër.
Vaji ekstra i lehtë do të kushtojë 69,5 denarë për litër, ndërsa mazuti 43,844 denarë për kilogram.