RMV, Këshilli Gjyqësor shkarkoi dhe emëroi gjykatës porot në disa gjykata
Këshilli Gjyqësor në seancën e sotme të 497-të konfirmoi ndërprerjen e funksionit gjyqësor për Bogoja Strezoski, gjykatës i Gjykatës Themelore Ohër për shkak të plotësimit të kushteve për pensionin e pleqërisë, raporton MIA. Njëherit, solli vendime për ndërprerjen e funksionit të gjashtë gjykatësve porot në Gjykatën Themelore Veles. Këshilli votoi zgjedhjen e tetë gjykatësve porot […]
Këshilli Gjyqësor në seancën e sotme të 497-të konfirmoi ndërprerjen e funksionit gjyqësor për Bogoja Strezoski, gjykatës i Gjykatës Themelore Ohër për shkak të plotësimit të kushteve për pensionin e pleqërisë, raporton MIA.
Njëherit, solli vendime për ndërprerjen e funksionit të gjashtë gjykatësve porot në Gjykatën Themelore Veles. Këshilli votoi zgjedhjen e tetë gjykatësve porot të Gjykatës Themelore Veles.
Këshilli Gjyqësor solli vendim për ndërprerjen e funksionit të 12 gjykatës porot të Gjykatës Themelore Penale Shkup për shkak të skadimit të mandatit. Ndërsa, Këshilli votoi për zgjedhjen e Emina Kosoviq për gjykatës porot në Gjykatën Themelore Penale Shkup.
Këshilli solli vendim që Ivan Kolevski, gjykatës i Gjykatës Themelore Manastir të caktohet në kryerjen e funksionit gjyqësor në Gjykatën Themelore Prilep në periudhën prej një viti.
Ndryshe, kryeministri Hristijan Mickoski, i cili synon të shpërndajë Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin e Prokurorëve Publikë, thotë se qëllimi është që gjyqtarët dhe prokurorët të zgjedhin anëtarët e tyre.
Duke qenë se shumë ekspertë dhe ambasadorë janë kundër kësaj ideje, ai thotë se është i gatshëm të diskutojë dhe pranojë idetë e tyre vetëm për të përmirësuar gjendjen në gjyqësor.