Trupi i pajetë i një burri është nxjerrë nga Vardari në afërsi të Urës së Gurit, për momentin nuk dihet identiteti i tij

Dje rreth orës 20, trupi i një burri është pikasur në ujërat e lumit Vardar në Shkup, transmeton Portalb.mk. Sipas dëshmitarëve okularë, trupi i burrit u tërhoq nga policia, në qendrën e qytetit – mes Urës së Gurit dhe urës “Syri”. Për momentin policia nuk e di identiteti i tij. “Policët e Njësisë së Policisë […]

maj 21, 2024 - 13:01
 0  5
Trupi i pajetë i një burri është nxjerrë nga Vardari në afërsi të Urës së Gurit, për momentin nuk dihet identiteti i tij
Gypat e djegura nën urën "Bellasica"; Foto: Meta.mk

Dje rreth orës 20, trupi i një burri është pikasur në ujërat e lumit Vardar në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Sipas dëshmitarëve okularë, trupi i burrit u tërhoq nga policia, në qendrën e qytetit – mes Urës së Gurit dhe urës “Syri”.

Për momentin policia nuk e di identiteti i tij.

“Policët e Njësisë së Policisë Intervenuese në SPB Shkup e kanë nxjerrë trupin nga lumi dhe me të nuk janë gjetur dokumente identifikimi”, kanë thënë për “Makfax” SPB Shkup.

Është kryer inspektim dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për autopsi.