RMV, klinikat dhe spitalet kanë mbi 80 milionë euro borxhe
Shumë rrethana të pakuptueshme në funksionimin e disa institucioneve shëndetësore dhe konstatim i borxheve të larta të spitaleve dhe borxhe të disa klinikave arritën deri në 5 miliardë denarë, tha drejtori i Fondit për Sigurim Sash Klekovski, transmeton Portalb.mk. Borxhlinjtë më të mëdhenj janë klinika për onkologji, kirurgji torakale dhe vaskulare, gjinekologji dhe obstetrikë. Ndërsa […]
Shumë rrethana të pakuptueshme në funksionimin e disa institucioneve shëndetësore dhe konstatim i borxheve të larta të spitaleve dhe borxhe të disa klinikave arritën deri në 5 miliardë denarë, tha drejtori i Fondit për Sigurim Sash Klekovski, transmeton Portalb.mk.
Borxhlinjtë më të mëdhenj janë klinika për onkologji, kirurgji torakale dhe vaskulare, gjinekologji dhe obstetrikë. Ndërsa borxhlinjtë më të mëdhenj nga spitalet jashtë Shkupit janë spitalet në Prilep dhe Ohër. Onkologjia ka rreth 650 milionë denarë borxh, ajo Torakale 250 milionë denarë, KGjA 203 milionë denarë, Spitali i Prilepit 163 milionë denarë, Spitali i Ohrit dhe Kardiologjia e Shkupit 150 milionë denarë.
Sipas kontrolleve, një pjesë e madhe e spitaleve paguanin rroga dhe punë në detyrë në rrethana të pakuptueshme. Gjithashtu, në spitalet që drejtohen si klinika, nuk funksionojnë aparaturat që janë simbol i një klinike. Për shembull, rezonanca magnetike, gastroskopia dhe kolonoskopia, që janë nevoja themelore që një spital të quhet spital universitar, në spitalin e Shtipit nuk funksionon, ndërsa ka staf mjekësor. Në Strumicë ekziston një spital prej 6 mijë metrash katrorë, pjesërisht i pajisur dhe një nga spitalet më moderne, por jo në funksion.
Personi i parë i Fondit për Sigurim Shëndetësor (FSSH), Sasho Klekovski garanton se situata kaotike nuk do të çojë në bllokimin e llogarive në institucionet publike shëndetësore. Sistemi i kontrollit të fondit shëndetësor monitoron të gjitha borxhet.
Enti Shtetëror për Revizion ka kryer hulumtimin me temën “Efikasiteti i masave dhe politikave në menaxhimin e borxhit publik”, ku ka konstatuar rritje të borxhit publik, për çka ka kërkuar politika të qëndrueshme fiskale.
Ndryshe, Maqedonia e Veriut në fund të vitit 2023 kishte nivelin publik të borxhit prej 62.1 përqind të BPV-së. Borxhi publik më 31.12.2023 ishte 521 283 600 000 denarë, ndërsa borxhi shtetëror 446 217 000 000 denarë, derisa BPV është mbi 840 611 000 000 denarë.
Totali i borxhit të brendshëm në fund të tremujorit të parë të vitit 2024 arriti në 490.740.000 euro, që është për 82.000.000 euro më shumë se situata në fund të dhjetorit.