Arrestohet hajduti i drunjve në Shkup

Në rrugën magjistrale në drejtim të Pikë Kalimit Kufitar Bllacë e Poshtme, nëpunës policorë të Njësitit Mobil pranë Departamentit për Çështje Kufitare dhe Migracion e kanë privuar nga liria I.A. (49) nga Shkupi. MPB-ja sot kumtoi se gjatë kontrollit të automjetit “volkswagen golf” me targa regjistrimi të Shkupit, të cilin ai e ka drejtuar, është […]

Korrik 23, 2024 - 17:30
 0  7
Arrestohet hajduti i drunjve në Shkup

Në rrugën magjistrale në drejtim të Pikë Kalimit Kufitar Bllacë e Poshtme, nëpunës policorë të Njësitit Mobil pranë Departamentit për Çështje Kufitare dhe Migracion e kanë privuar nga liria I.A. (49) nga Shkupi.

MPB-ja sot kumtoi se gjatë kontrollit të automjetit “volkswagen golf” me targa regjistrimi të Shkupit, të cilin ai e ka drejtuar, është konstatuar se ai ka kryer transport të kundërligjshëm të drunjve për ngrohje, me regjsitrim të skaduar të automjetit dhe pa patentë shoferë të vlefshëm.

Automjeti dhe drunjtë për ngrohje janë sekuestruar, kurse personi është arrestuar dhe është dërguar në Stacionin Policor Çair për procedurë të mëtejme, kurse pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.