RMV, Ministria publikoi listën e nxënësve që fituan bursa në kuadër të arsimit dual
Ministria për Arsim dhe Shkencë ka publikuar rezultatet e Konkursit për ndarjen e bursave për nxënësit që regjistrohen në paralelet e arsimit profesional në të cilat mësimi praktik do të realizohet me numër të shtuar të orëve në përputhje me programet e arsimit profesional për vitin shkollor 2024/ 2025, raporton Portalb.mk. “Të gjithë aplikantët Aktvendimin […]
Ministria për Arsim dhe Shkencë ka publikuar rezultatet e Konkursit për ndarjen e bursave për nxënësit që regjistrohen në paralelet e arsimit profesional në të cilat mësimi praktik do të realizohet me numër të shtuar të orëve në përputhje me programet e arsimit profesional për vitin shkollor 2024/ 2025, raporton Portalb.mk.
“Të gjithë aplikantët Aktvendimin do ta marrin përmes portalit elektronik e-uslugi.mon.gov.mk. Fituesit e bursave NUK duhet të dorëzojnë kontrata të printuara dhe të nënshkruara. Të gjitha të drejtat dhe detyrimet në lidhje me përdorimin e bursës janë të përcaktuara në Aktvendim”, sqaroi Ministria për Arsim dhe Shkencë.
Nxënësit janë nga fusha e gjeologjisë, ndërtimtari, mjekësi, bujqësi, makineri, komunikacion, tekstil, etj.
Ministria sqaroi që kandidatët që nuk janë përfshirë në listën e përzgjedhur, mund të ankohen te Komisioni Shtetëror për vendimmarrje në procedurë administrative dhe procedurën e marrëdhënies së punës të shkallës së dytë në afat prej 15 ditëve.