RMV, nga e hëna temperaturat do të shënojnë ulje

  Sinoptikët paralajmërojnë ndryshime të mëdha të motit me diferencë prej më shumë se 20 gradë celsius brenda vetëm 48 orëve. Derisa gjatë fundjavës temperaturat arrijnë deri në 29 gradë celsius, të hënën paralajmërohet mot jo i qëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, erë të fortë e bubullima, që në disa vende do të paraqitet edhe […]

Mars 30, 2025 - 18:00
 0  7
RMV, nga e hëna temperaturat do të shënojnë ulje
Mot me shi, stuhi. Foto: Portalb.mk

 

Sinoptikët paralajmërojnë ndryshime të mëdha të motit me diferencë prej më shumë se 20 gradë celsius brenda vetëm 48 orëve. Derisa gjatë fundjavës temperaturat arrijnë deri në 29 gradë celsius, të hënën paralajmërohet mot jo i qëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, erë të fortë e bubullima, që në disa vende do të paraqitet edhe si stuhi afatshkurtër. Të martën temperaturat ulen në minimumi 2 gradë celsius, ndërsa nga dita e enjte ato në disa vende shkojnë madje deri në minus 9 gradë celsius, shkruan Alsat.

“Në orët e mbrëmjes drejt së martës do të ketë ndryshim më të madh të motit, ndërsa prej të martës në vendet më të larta do të kemi reshje të borës, ndërsa në rrafshina reshje shiu. Do të ketë ulje të dukshme të temperaturave ditore, në raport me këto që i kemi pasur gjatë periudhës që po lëmë pas, të martën temperaturat do të sillen nga 2 në 10 gradë celsius…Të enjten temperaturat gjithandej do të jenë negative, në interval prej -9 deri në -1 gradë celsius. Temperaturat ditore do të jenë në rritje graduale, por jo sa i kishim në këtë periudhë”, deklaroi Juliana Fidanovska, sinoptike.