Petrovska: Ka sasi të mëdha të mazutit toksik që importohet në vend

Askush nuk e di se sa mazut toksik hyn në vend dhe hetimet e injorojnë ndotjen, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ish-drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Ana Petrovska. Ajo shtoi se, dogana nuk i mat të gjithë parametrat, ndërsa kompanitë kanë fitime të mëdha dhe ndotja mbetet e pazgjidhur, transmeton […]

Mars 30, 2025 - 18:00
 0  4
Petrovska: Ka sasi të mëdha të mazutit toksik që importohet në vend
Foto: Ministria e Punëve të Brendshme (MPB)

Askush nuk e di se sa mazut toksik hyn në vend dhe hetimet e injorojnë ndotjen, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ish-drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Ana Petrovska. Ajo shtoi se, dogana nuk i mat të gjithë parametrat, ndërsa kompanitë kanë fitime të mëdha dhe ndotja mbetet e pazgjidhur, transmeton Portalb.mk.

“Në tërë atë zinxhir të parandalimit të mundshëm të importit të derivateve të dëmshme, e para në parakolp është Drejtoria doganore, e cila mund të konstatojë se hyn lëndë djegëse e rrezikshme, para së gjithash duke lexuar deklaratat doganore në të cilat ka numra kontestues doganor, sipas të cilave në të kaluarën janë importuar sasi të karburantit të rrezikshëm. Më pas mund të jetë tregues edhe emri i mazutit, p.sh. Chevrol – që do të thotë vaj i rëndë i mbetur nga prodhimi i karburantit ose mbetje vajrash, pra do të thotë që nuk është mazut, por mbetje, dhe në fund në deklaratën doganore mund të fshihet një kod mbetjesh, sipas listës së mbetjeve nga grupi 13, që do të thotë vajra dhe lëngje”, tha Petrovska.

E pyetur se a dihet sasia e derivateve të këtilla që hyn dhe digjet në vend, ajo tha se çdokush që thotë se sa është sasia – spekulon. Petrovska shtoi se, në vitin 2019 doli informacioni se janë gjetur 10 cisterna, që ndoshta nuk është as një për qind e asaj që ka hyrë, ndërsa tani po ashtu po flitet për për sasi të mëdha – 37 000 tonë.

Megjithatë, askush nuk përmendi se cilat institucione e kanë djegur atë karburant dhe me çfarë sasie. Askush nuk tha atëherë se spitali – fizioterapia digjej naftë e dëmshme në mes të qendrës së qytetit, se edhe REK Manastir digjte mazut të rrezikshëm, se edhe fabrika e tullave Resnjës digjte mazut të rrezikshëm. Pra, të gjithë u fokusuan në ato kompani që u ndëshkuan – importuesit, por edhe ata janë disi përgjegjës, sepse kjo lëndë djegëse është shumë më e lirë sepse prodhohej shumë më lirë. Meqenëse mazuti ka një përmbajtje shumë të ulët squfuri, tani është mjaft i shtrenjtë dhe guxoj të them që sasi shumë të mëdha të karburantit toksik hyjnë pikërisht sepse çmimi i tij është i lartë në tregun e Evropës Perëndimore dhe në realitet importohen sasi të mëdha të këtij karburanti, i cili është i cilësisë së dobët dhe ku kompanitë që punojnë me të nxjerrin fitime të mëdha, por këtu fitime kanë edhe kompanitë që blejnë, sepse e blejnë pak më lirë”, tha ajo.

Më 11 mars, Prokuroria Themelore Publike ka kërkuar hetim ndaj 13 personave dhe një subjekti juridik në lidhje me kontrabandën me derivatet në Maqedoninë e Veriut. Në lidhje me këtë rast, në Shkup, Veles dhe Kërçovë janë arrestuan 11 persona, mes tyre edhe ish-drejtori i Qendrës Sportive “Boris Trajkovski”, Ratko Kapushevski, djali i deputet të BDI-së, Ismail Jahoskit, Asmir Jahoski, si dhe ish drejtori i EMV-së, Vasko Kovaçevski i cili kërkohet me fletarrest ndërkombëtar sepse është i dyshuar edhe në rastin “Aditiv”.