RMV, një i infektuar dhe tre të dyshuar me zgjebe në një shkollë fillore

Familjarët e një nxënësi në klasën e parë kanë dorëzuar vërtetim nga mjeku te shkolla, ndërsa në izolim është edhe motra te tij që gjendet në klasën e tretë. Dy rastet tjera janë të dyshuara, gjegjësisht drejtori ishte informuar për dy nxënësit tjerë të cilët gjithashtu janë në izolim, raporton 360Shkallë, transmeton Portalb.mk. “Ai nxënës […]

shkurt 18, 2025 - 13:00
 0  8
RMV, një i infektuar dhe tre të dyshuar me zgjebe në një shkollë fillore
Shkollë, klasë, arsim, mësim, nxënës, provim

Familjarët e një nxënësi në klasën e parë kanë dorëzuar vërtetim nga mjeku te shkolla, ndërsa në izolim është edhe motra te tij që gjendet në klasën e tretë. Dy rastet tjera janë të dyshuara, gjegjësisht drejtori ishte informuar për dy nxënësit tjerë të cilët gjithashtu janë në izolim, raporton 360Shkallë, transmeton Portalb.mk.

“Ai nxënës që është në izolim nuk vjen prej të premtes, ndërsa së bashku me familjen është në izolim deri më 22 shkurt. Për të tjerët, vetëm gojarisht jemi informuar se ka diçka, ndërkohë nuk ka konfirmim zyrtar”, sqaroi Skender Rushiti, drejtor në shkollën “Kirili dhe Metodi”.

Shkolla ka marrë masa shtesë, ndër të cilat edhe dezinfektimin, ndërsa në teren ka dal edhe Qendra për Shëndet Publik.

Zgjeba infektuese është konfirmuar te njëri nxënës i klasës së parë në shkollën fillore “Kirili dhe Metodi” në fshatin Romanove, Kumanovë.