RMV, një shkupjan i dyshuar për plaçkitje në bankë

Prokuroria Themelore Publike Shkup solli Urdhër për zbatim të procedurës hetuese kundër një 31-vjeçari për të cilin ekziston dyshim bazik se ka kryer vepër penale – Plaçkitje nga neni 237 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 nga Kodi Penal, i cili e ka kryer më datën 4 të këtij muaji në një bankë në rrugën […]

qershor 15, 2024 - 16:00
 0  6
RMV, një shkupjan i dyshuar për plaçkitje në bankë
prokuroria

Prokuroria Themelore Publike Shkup solli Urdhër për zbatim të procedurës hetuese kundër një 31-vjeçari për të cilin ekziston dyshim bazik se ka kryer vepër penale – Plaçkitje nga neni 237 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 nga Kodi Penal, i cili e ka kryer më datën 4 të këtij muaji në një bankë në rrugën “Bojmija” në Shkup prej nga ka vjedhur 2.628.901,55 denarë, njofton Portalb.mk.

Siç kumtuan sot nga Prokuroria Publike, i dyshuari më datën 4 të këtij muaji ka hyrë në filialin e bankës në rruën “Bojmija”në Shkup dhe me kërcënime serioze dhe përdorim të armë zjarri – pistoletë, e ka rrezikuar jetën dhe trupin e dy të punësuarve në bankë, ka marrë 2.628.901,55 denarë me qëllim që t’i përvetësojë në mënyrë tëpaligjshme. Menjëherë ka ikur nga vendi i ngjarjes. Pas gjetjes së tij dhe privimit nga liria, janë gjetur edhe të hollat dhe i janë kthyer bankës.

“Prokurori publik kompetent deri te Gjykata Penale Themelore Shkup dorëzoi propozim për përcaktim të masës paraburgim për të dyshuarin”, informoi PP-ja.