RMV, të forcohet përfaqësimi i grave në reklamimin politik, pak janë edhe në portalet në internet

Diskutimi i sotëm u organizua nga Fondacioni Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore (IFES), ku morën pjesë përfaqësues nga institucionet, organizatat e shoqërisë civile, të cilët folën se si të përmirësohet mbulimi mediatik gjatë periudhës zgjedhore dhe si të mbështetet barazia gjinore dhe gjithëpërfshirja në mbulimin e zgjedhjeve nga mediat online/portalet në internet, raporton Meta.mk, transmeton Portalb.mk. […]

Nëntor 25, 2024 - 19:00
 0  4
RMV, të forcohet përfaqësimi i grave në reklamimin politik, pak janë edhe në portalet në internet
Diskutim i organizuar nga Fondacioni Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore. Foto: Meta.mk

Diskutimi i sotëm u organizua nga Fondacioni Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore (IFES), ku morën pjesë përfaqësues nga institucionet, organizatat e shoqërisë civile, të cilët folën se si të përmirësohet mbulimi mediatik gjatë periudhës zgjedhore dhe si të mbështetet barazia gjinore dhe gjithëpërfshirja në mbulimin e zgjedhjeve nga mediat online/portalet në internet, raporton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Në Maqedoninë e Veriut ka një prani të ulët të grave dhe të çështjeve gjinore në mbulimin mediatik dhe në reklamat politike me pagesë. Ky është një nga konkluzionet kryesore që u theksua në diskutimin e sotëm në tryezën e rrumbullakët me temë: “Promovimi i mbulimit gjithëpërfshirës të grave në zgjedhje nga mediat online” që u mbajt në “Holiday Inn”.

Gjetjet e hulumtimit të titulluar “Gratë në portalet online – Marrëdhëniet ndërmjet barazisë gjinore dhe financimit publik të partive” u prezantuan nga Tatjana Hilsher Bogusheviq, eksperte ndërkombëtare për zgjedhjet demokratike dhe për gjininë, së bashku me Biljana Bejkovën, eksperte për mediat dhe gjininë. Ngjarja inkurajoi një dialog konstruktiv për rritjen e përfaqësimit të grave në mediat online/portalet në internet gjatë fushatës zgjedhore.

“Në realizim e sipër është procesi i përgatitjes së Kodit të ri të Gazetarëve nën kujdesin e SHGM-së, dhe kjo është një mundësi për të përmirësuar përfshirjen dhe përfaqësimin e balancuar gjinor. Mendoj se gazetarët dhe të gjithë ata që janë të përfshirë në atë proces duhet ta trajtojnë këtë çështje më thellësisht. Nëpërmjet diskutimit, do të ketë kohë të mjaftueshme për të gjetur zgjidhjet më të përshtatshme dhe për të shkuar pak më thellë se sa ajo që është tani e përfshorë në Kod. Është e nevojshme që gazetarët të sigurojnë përfaqësim të drejtë dhe të barabartë të grave pa stereotipe dhe paragjykime, të përdorin gjuhë të ndjeshme gjinore në raportimin në media dhe të shmangin sensacionalizmin dhe viktimizimin e dyfishtë”, konsideron Bejkova.

Në diskutim u bisedua edhe për Ligjin për Mediat, për të cilin tashmë ka filluar procesi i ndryshimeve. Ai duhet të harmonizohet plotësisht që t’i përfshijë portalet në internet, e njëkohësisht të harmonizohet edhe me ligjet e tjera. Sipas ekspertëve, duhet të sigurohet mbrojtje më e fortë për gratë dhe vajzat, si dhe të trajtohet diskriminimi gjinor dhe stereotipet në përmbajtjet mediatike.

Sipas ekspertëve të medias dhe gjinisë, duhet të përmirësohet legjislacioni për barazinë gjinore, gjegjësisht të bëhet integrimi i praktikave mediatike me ndjeshmëri gjinore dhe të qartësohet roli i partive politike dhe medias në promovimin e përfshirjes gjinore dhe përfaqësimit të balancuar gjinor. Përveç kësaj, është e nevojshme të forcohet baza për përfaqësim të drejtë të grave në diskursin publik dhe politik.

Marina Trajkova, bashkëpunëtore për të drejtat e njeriut dhe edukimin mediatik në Agjencinë për Shërbime Audio dhe Audiovizuale Mediatike, tha se për sa i përket reklamave politike me pagesë, ata i monitorojnë vetëm televizionet dhe radiot, por jo edhe portalet në internet.

“Mendoj se problemi më i madh qëndron te partitë. Mediat po përpiqen të përfshijnë gratë në mbulimin e zgjedhjeve, por partitë janë ato që e imponojnë ritmin. Nëse një media dëshiron të ftojë një bashkëbiseduese në një emision, partia thotë se kush do të shkojë në emision, grua apo burrë. Për sa i përket financimit politik shtetëror, ASHAAM-i ka disa vërejtje. Disa media marrin para për këtë qëllim, por nuk publikojnë reklama politike me pagesë. Ne kemi kompetenca për të hyrë në përmbajtje, por vetëm nëse ka pamje të të miturve, pasi kjo është e ndaluar me ligj. Dhe në atë rast mund t’u themi se pjesa e reklamës ku ka të mitur duhet të hiqet. Duhet të ketë ligj që të mund të veprojmë”, tha Trajkova.

Ngjarja e sotme u organizua nga Fondacioni Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore (IFES). Në diskutim morën pjesë përfaqësues nga institucionet, organizatat e shoqërisë civile, të cilët folën se si të përmirësohet mbulimi mediatik gjatë periudhës zgjedhore dhe si të mbështetet barazia gjinore dhe gjithëpërfshirja në mbulimin e zgjedhjeve nga mediat online/portalet në internet.

Sipas hulumtimit të fundit të Fondacionit Metamorfozis, në të cilin u bë monitorimi i mbulimit të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2024 në portalet informative në internet në Maqedoninë e Veriut, u vërejt një prani e ulët e grave dhe e çështjeve gjinore në raportimin mediatik dhe në reklamat politike me pagesë, gjë që mund të ndryshohet me rregullore të caktuara ligjore.

Këto gjetje u prezantuan së fundi në kuadër të konferencës “Paratë, mediat dhe zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut”, të organizuar nga Fondacioni Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore (IFES) në bashkëpunim me Fondacionin Metamorfozis, dhe e mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit (FCDO) e Mbretërisë së Bashkuar. Hulumtimi konsistoi në monitorimin e 32 portaleve online, 11 partive politike dhe mbi 2.600 banerëve me pagesë, në periudhën nga 15 prilli deri më 10 maj 2024.