RMV, të mërkurën dhe të enjten do të ketë rënie të temperaturave, pritet shi i rrëmbyeshëm dhe erë e fortë
Nën ndikimin e një mase ajrore dukshëm më të freskët nga veriu të mërkurën dhe të enjten në Maqedoni presim mot dukshëm më të freskët me temperatura më të ulëta krahasuar me ato aktuale për gjashtë deri në tetë gradë. Gjithashtu do të mbajë mot i ndryshueshëm i vranët me reshje të rrëmbyeshme lokale, bubullima […]
Nën ndikimin e një mase ajrore dukshëm më të freskët nga veriu të mërkurën dhe të enjten në Maqedoni presim mot dukshëm më të freskët me temperatura më të ulëta krahasuar me ato aktuale për gjashtë deri në tetë gradë. Gjithashtu do të mbajë mot i ndryshueshëm i vranët me reshje të rrëmbyeshme lokale, bubullima dhe erë të fortë nga drejtimi verior, transmeton Portalb.mk.
Do të fryjë erë mesatare, deri herë pas here e fortë nga veriu. E në pjesë të luginës së Shkupit të mërkurën dhe të enjten do të ketë kushte për reshje të kohëpaskohshme të rrëmbyeshëm dhe bubullimë, ndërsa kohë pas kohe do të fryjë erë e fortë nga veriu.
Sa i përket temperaturave, ato do të jenë nën mesatare për fillim të korrikut dhe do të rriten në intervalin nga 24 deri në 33 gradë. Në Shkup temperatura maksimale ditën e mërkurë dhe të enjte do të arrijë rreth 30 gradë.
Ditëve të fundit, moti në Maqedoninë e Veriut ka qenë shumë i ndryshueshëm. Rajonet e Shkupit, Kumanovës dhe Tetovës pësuan dëme për shkak të motit me shi dhe stuhi. U raportua për sipërfaqe të përmbytura, oborre, bodrume, shtëpi, objekte, pemë të rëna, shtylla, shtëpi të dëmtuara, llamarina të shkëputura, ulluqe, çati të dëmtuara, makina të dëmtuara dhe të ngjashme.