Murtezani-Geer: Agjendës Strategjike 2024-2029 është një mundësi për përshpejtimin eurointegrues të RMV-së
Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, mbajti takim me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, David Geer. Nga atje thonë se ky është takimi i parë zyrtar i Ministrit Murtezani me Ambasadorin Geer pas marrjes së resorit për Çështje Evropiane. “Ministri shprehu pritshmëri se e njëjta do të vazhdojë me ritëm […]
Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, mbajti takim me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, David Geer.
Nga atje thonë se ky është takimi i parë zyrtar i Ministrit Murtezani me Ambasadorin Geer pas marrjes së resorit për Çështje Evropiane.
“Ministri shprehu pritshmëri se e njëjta do të vazhdojë me ritëm të njëjtë he në periudhën e ardhshme, i cili është sfidues jo vetëm për arsye të aktiviteteve aktuale lidhur me shfrytëzimin e fondeve të BE-së, por në mënyrë shtesë për arsye të kërkesave të Planit të rritjes dhe Agjendës reformuese”, thuhet në njoftim.
“E përshëndes miratimin e Agjendës Strategjike 2024-2029 me prioritet zgjerimin e BE-së, (Preparing for a bigger and stronger Union). Kjo e kthen agjendën e zgjerimit të BE-së ndër prioritete kryesore, njëherësh paraqet edhe shansë për ne të lëvizim më shpejt drejt integrimit të vendit në BE. Shpresë shtesë japin edhe pritshmëritë optimiste të kryesimit të Hungarisë, me BE-në, lidhur me zgjerimin”, theksoi Ministri Murtezani në takimin me Geer.
Nga ana e Ambasadorit Geer u konfirmua përkushtimi i Bashkimit Evropian për vazhdimin e bashkëpunimit me Maqedoninë e Veriut në reformat kyçe në periudhën e ardhshme.