RMV, zjarre aktive në Makedonski Brod, Ohër, Kërçovë dhe Strugë
Gjithsej 29 zjarre në hapësirë të hapur ka pasur gjatë ditës së djeshme në territorin e gjithë shtetit, prej të cilëve 21 janë shuar, dy janë vënë nën kontroll, ndërsa gjashtë zjarre ende janë aktiv, deklaroi dje drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK) Stojnçe Angellov, njofton Portalb.mk. Zjarri më i vështirë, siç informoi […]
Gjithsej 29 zjarre në hapësirë të hapur ka pasur gjatë ditës së djeshme në territorin e gjithë shtetit, prej të cilëve 21 janë shuar, dy janë vënë nën kontroll, ndërsa gjashtë zjarre ende janë aktiv, deklaroi dje drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK) Stojnçe Angellov, njofton Portalb.mk.
Zjarri më i vështirë, siç informoi Angellov, është në territorin e Komunës së Makedonski Brodit, i cili ka hyrë në territorin e vendit për gjueti “Jasen” dhe një krah i cili lëvizë drejt uikend lagjes në bregun e liqenit Kozjak.
Atje po veprojnë me një helikopter policor, gjashtë “er traktorë”, 40 zjarrfikës nga Hungaria me automjete speciale, si dhe zjarrfikës nga vendi dhe të punësuar nga DMSH dhe “Pyjet kombëtare”.
Angellov kumtoi se zjarr ka edhe në Komunën e Ohrit, i vili po lëvizë drejt Resnjës, më saktësisht nga amaja Magaro drejt Stenjës.
Zjarre aktive ka edhe në Komunën Novaci, fshatin Pollog, ku veprojnë zjarrfikës lokal me nëntë pjesëtarë të “Pyjeve kombëtare”. Zjarr ka edhe në Komunën e Kërçovës, tek fshati Çellopeci.
Dy zjarre aktive ka në Strugë, njëri tek fshati Belica e Poshtme, ku po digjet vegjetacion i ulët, ndërsa zjarri i dytë është tek fshatrat strugane Tatesh – Dobrovjan.
Apelohen qytetarët që të mos përdorin mjete piroteknike gjatë kremtimeve dhe ahengjeve familjare, të cilat pastaj mund të shkaktojnë zjarre.