LSDM: Falë presionit tonë, u tërhoq Qeveria edhe nga një emërim

Nga LSDM përmes një njoftimi thonë se Mickoski më çdo kusht është e vendosur që t’i vendosë njerëz të afër në funksione dhe kur kuptojnë se këto nuk kalojnë në opinion, i tërheqin emrat. “Falë presionit të LSDM-së dhe opinionit, edhe një kuadër si Afrona Vervizolli do të tërhiqet. Mickoski nuk do të heq dorë […]

gusht 10, 2024 - 17:00
 0  6
LSDM: Falë presionit tonë, u tërhoq Qeveria edhe nga një emërim

Nga LSDM përmes një njoftimi thonë se Mickoski më çdo kusht është e vendosur që t’i vendosë njerëz të afër në funksione dhe kur kuptojnë se këto nuk kalojnë në opinion, i tërheqin emrat.

“Falë presionit të LSDM-së dhe opinionit, edhe një kuadër si Afrona Vervizolli do të tërhiqet. Mickoski nuk do të heq dorë nga emërimi i këtyre kuadrove”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se për partinë e Mickoskit më e rëndësishme është përkatësia partiake dhe dëgjueshmëria se sa kualifikimet.

“Kjo politikë i dekurajon qytetarët dhe profesionstët të cilët humbin besimin tek institucionet dhe kërkojnë punë jashtë vendit”, thonë nga LSDM.