Rrahja e nxënësit ka ndodhur jashtë shkollës – Inspektorati kërkon të merren masa nëse konstatohen shkelje
Rasti i arsimtarit i cili u pa në video duke rrahur nxënësin, sipas drejtorit të shkollës Enes Misini, ka ndodhur jashtë hapësirave të shkollës. Misini thotë se arsimtari nuk i jep mësim nxënësit edhe as i ka dhënë ndonjëherë. “Rasti në fjalë ne e kemi verifikuar. Nuk ka ndodhur brenda mësimit dhe brenda shkollës Abdyl […]
Rasti i arsimtarit i cili u pa në video duke rrahur nxënësin, sipas drejtorit të shkollës Enes Misini, ka ndodhur jashtë hapësirave të shkollës. Misini thotë se arsimtari nuk i jep mësim nxënësit edhe as i ka dhënë ndonjëherë.
“Rasti në fjalë ne e kemi verifikuar. Nuk ka ndodhur brenda mësimit dhe brenda shkollës Abdyl Frashëri, duke përfshi edhe oborrin e shkollës. Arsimtari jep mësim pas dite tek cikli klasor dhe ai nuk i jep mësim nxënësit, se nxënësi është klasa shtatë edhe është mirë të theksohet se arsimtari nuk i ka dhënë mësim edhe më herët këtij nxënësi”, tha drejtori i shkollës, Enes Misini.
Drejtori ka kërkuar nga arsimtari që këto ditë të mos paraqitet në shkollë.
“Diçka e tillë nuk ka ndodhur duke qenë në orarin e punës, kjo ka ndodhur pasi që ka përfunduar orët e mësimit. Më pas ka ndodhur rasti gjë për të cilën unë nuk kamë qenë i njoftuar në atë kohë. Për momentin nga ana imë është kërkuar nga arsimtari që të mos jetë këto ditë në shkollë”, deklaroi Misini.
Gjatë ditës së djeshme në këtë shkollë ka qenë edhe inspektorati shtetëror i arsimit.
“Në pajtim me dokumentacionin e plotë, pas mbikëqyrjes inspektuese, është përpiluar Procesverbal me të cilin drejtori i SHKF “Abdyl Frashëri”, fsh. Bogovinë, Komuna e Bogovinës është urdhëruar të ndërmarrë masa dhe aktivitete për konstatimin në tërësi të gjendjes faktike lidhur me dhunën fizike ndaj nxënësit të publikuar në opinion dhe media, dhe nëse konstaton shkelje të kodeksit etik të mësimdhënësit, të ndërmarrë masa adekuate që janë në kompetencë të tij”, deklaruan Inspektorati shtetëror i Arsimit.
Sipas SPB Tetovë rasti ka ndodhur më 5 qershor, ndërsa në polici është denoncuar me 8 qershor ditën e shtunë.