Rrahman Jashari: Ministrja Nagavci e ka përsëritur gabimin me tekstet shkollore

Përkundër deklarimeve të ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci,  për  fillimin e mbarë të këtij viti shkollor,vonesat dhe problemet e vazhdueshme në shpërndarjen e teksteve shkollore kanë ngjallur shqetësim të madh në komunitetin edukativ. Përkundër përpjekjeve të mëparshme për përmirësim, praktikat e përdorura kanë dështuar sërish, duke çuar në kritika të ashpra nga përfaqësues të SBASHK-ut […]

shtator 5, 2024 - 20:00
 0  6
Rrahman Jashari: Ministrja Nagavci e ka përsëritur gabimin me tekstet shkollore
rrahman-jashari:-ministrja-nagavci-e-ka-perseritur-gabimin-me-tekstet-shkollore

rrahman-jashari:-ministrja-nagavci-e-ka-perseritur-gabimin-me-tekstet-shkollore

Përkundër deklarimeve të ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci,  për  fillimin e mbarë të këtij viti shkollor,vonesat dhe problemet e vazhdueshme në shpërndarjen e teksteve shkollore kanë ngjallur shqetësim të madh në komunitetin edukativ.

Përkundër përpjekjeve të mëparshme për përmirësim, praktikat e përdorura kanë dështuar sërish, duke çuar në kritika të ashpra nga përfaqësues të SBASHK-ut dhe deputetë

Rrahman Jashari: Ka probleme të furnizimit të nxënësve me libra

Në lidhje me  vonesat në subvencionimin e teksteve shkollore Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj është deklaruar për Front Online dhe  ka kritikuar përsëritjen e metodës së shpërndarjes së teksteve.

Ai ka theksuar se SBASHK-u e ka kundërshtuar këtë metodë edhe për vitin e kaluar dhe se i kanë paraqitur vërejtjet e tyre në një takim me zv.ministrin e Arsimit, Taulant Kelmendi më 24 korrik.

Jasharaj ka theksuar se SBASHK-u kishte kërkuar që gabimet e vitit të kaluar të mos përsëriteshin, por sipas tij, problemet me furnizimin e librave janë përsëritur dhe mund të zgjasin.

“Ne e kemi kundërshtuar këtë mënyrë të shpërndarjes së librave dhe kur kemi pasur me 24 korrik takim me zv.ministrin Taulant Kelmendin ne ia kemi përsëritur vërejtjet tona duke e  lutur që ai me kabinetin e Arbërie Nagavcit mos ta bëjnë gabimin e njejtë dhe ata prapë vendosën si vitin e kaluar

zonja Nagavci po thotë se çdo gjë po shkon me rregull me një rrjedhë të mbarë , mirëpo nga ana tjetër po dëgjojmë se ka probleme me furnizim të librave dhe ky problem mund të zgjasë goxha, derisa sa nxënësit të furnizohet me tekste shkollore”, tha Jashari për Front Online.

Ai ka kritikuar Ministrinë e Arsimit për mosveprimin në kohë dhe ka propozuar që që nga qershori i këtij viti të bëhen biseda me shtëpitë botuese dhe të bëhen marrëveshje që të sigurohen tekste të përballueshme për prindërit dhe në kohë.

Jasharaj ka theksuar se, nëse do të ishin dëgjuar vërejtjet e prindërve dhe SBASHK-ut, situata do të ishte më e qetë dhe nxënësit do të kishin marrë tekstet në fillim të javës së parë

“Unë mendoj se nuk është dashur të bëhet gabimi i vitit të kaluar , është dashur që prej qershorit të këtij vitit MASHT-i të  bisedojë me shtëpitë botuese, tua ndajë detyrat , buxhetin e të bëjë marrëveshje me ta duke pasur kujdes që çmimet e teksteve të mos jenë shumë të larta,  por të jenë brenda ekonomisë së tregut, brenda asaj të arsyeshmes dhe tekstet të kishin shkuar në komuna e pastaj edhe në shkolla  dhe javën e parë mësimdhënësit tanë secili për paralelen e vet do t’i ndante tekstet  pastaj edhe do tua shpërndante nxënësve

Pra krejt kjo mund të mos kishte ndodhur sikur MASHT-i ti kishte dëgjuar vërejtjet e  shumta të prindërve për vitin e kaluar shkollor pra t’i dërgonin librat  në shkolla” u shpreh Jashari

Deputeti i PDK-së: Subvencionimi i teksteve shkollore do t’i kushtoj buxhetit mbi 20 milionë €

Nga ana tjetër, deputeti Bekim Haxhiu ka kritikuar Qeverinë për maltretimin që po u shkakton nxënësve, mësuesve dhe prindërve me subvencionimin e teksteve shkollore.

Ai ka vlerësuar se buxheti i Kosovës do të kushtojë mbi 20 milion euro për këtë vit për këtë proces dhe ka theksuar se ky subvencionim është në kundërshtim me Ligjin për Arsimin Para universitar.

“Maltretimi qe Qeveria po ua shkakton nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve me subvencionim te teksteve shkollore ketë viti Buxhetit te Kosovës do ti kushtoj mbi 20 milion euro. Subvencionim i teksteve shkollore nga MASHT është ne kundërshtim me Ligjin për  Arsimin  Para universitar” tha Haxhiu për Front Online.

Haxhiu ka akuzuar Qeverinë Kurti dhe Ministren Nagavci për shkeljen e ligjit dhe për përsëritjen e praktikave të gabuara, duke e konsideruar këtë si një normë të re që po krijohet

“Qeveria Kurti me ministren Nagavci janë te vetmet qe dështimin dhe shkeljen ligjore e përsërisin dhe bëjnë norme!”, përfundoi Haxhiu.

/FrontOnline/