Rrëmbimi në Tetovë, dy persona përfundojnë në pranga
Dy persona janë vënë në pranga pasi kanë rrëmbyer të hënën e 5 majit dy persona në Tetovë. Në mesin e të rrëmbyerve është dhe një fëmijë 16-vjeçar. Prokuroria njofton se të dyshuarit, me forcë kanë futur në automjetin e tyre një person dhe kanë filluar ta rrahin duke kërkuar që i dëmtuari t’u tregojë […]

Dy persona janë vënë në pranga pasi kanë rrëmbyer të hënën e 5 majit dy persona në Tetovë. Në mesin e të rrëmbyerve është dhe një fëmijë 16-vjeçar. Prokuroria njofton se të dyshuarit, me forcë kanë futur në automjetin e tyre një person dhe kanë filluar ta rrahin duke kërkuar që i dëmtuari t’u tregojë se kush ka marrë para nga vajza e njërit prej tyre. I dëmtuari u ka treguar dy persona dhe adresat e tyre. Derisa janë vënë në kërkim të gjetjes së personave, i dëmtuari u ka ikur nga automjeti. Megjithatë, të dyshuarit të njëjtën ditë kanë rrëmbyer personin që u ka treguar i dëmtuari. Bëhet fjalë për një 16-vjeçar, të cilin sikur në rastin e parë, e kanë futur me forcë në makinën e tyre, ndërsa duke e goditur me grushte kanë kërkuar të tregojë pse e ka rrahur vajzën e njërit prej tyre. 16-vjeçarit ia kanë marrë telefonin celular dhe e kanë detyruar ta hapë që t’i lexojnë mesazhet, ndërsa më pas në parking e kanë nxjerrë nga automjeti dhe kanë vazhduar ta godasin me grushte dhe shufër metali, derisa në një moment i mituri ka arritur që t’u ikë të dyshuarve. Të dyshuarit do të ndiqen për veprën penale “Rrëmbim”, me të cilën parashikohet dënim me burg deri në 10 vjet. Për shkak të plotësimit të kushteve ligjore, Prokuroria ka propozuar caktimin e masës së paraburgimit./Alsat.mk