I riu nga Koçani lidhet me shirit ngjitës në shenjë revolte – “A na harruat kaq shpejt?”

Një i ri nga Koçani u lidh me shirit ngjitës për një shtyllë elektrike në sheshin “Maqedonia”, duke qëndruar mbi disa arka plastike – një akt simbolik proteste që i shkund ndërgjegjet. Aksioni, i organizuar nga nisma qytetare “Support Koçani”, kishte për qëllim të rikujtojë tragjedinë e 16 marsit, ku pesë të rinj humbën jetën […]

maj 9, 2025 - 21:00
 0  4
I riu nga Koçani lidhet me shirit ngjitës në shenjë revolte – “A na harruat kaq shpejt?”

Një i ri nga Koçani u lidh me shirit ngjitës për një shtyllë elektrike në sheshin “Maqedonia”, duke qëndruar mbi disa arka plastike – një akt simbolik proteste që i shkund ndërgjegjet.

Aksioni, i organizuar nga nisma qytetare “Support Koçani”, kishte për qëllim të rikujtojë tragjedinë e 16 marsit, ku pesë të rinj humbën jetën në zjarrin që shpërtheu në lokalin “Puls”, përcjell INA.

“Koçani është i shkatërruar, jeta ka ndalur që atë natë. Njerëzit bërtasin nga dhimbja, por dëgjohet vetëm heshtja,” deklaroi Kirovski, protestuesi i lidhur me shirit, i cili përmes këtij gjesti të fortë kërkoi përgjegjësi dhe vëmendje nga institucionet.

“A na harruat kaq shpejt?” – ishte pyetja publike e tij para qytetarëve, duke shtuar se ndonëse ishte fizikisht i lidhur në Shkup, njerëzit në Koçani janë shpirtërisht të ngujuar në dhimbje.

Ai bëri thirrje për mbështetje nga “ata që e drejtojnë këtë shtet”, duke nënvizuar se Koçani jeton në errësirë prej dekadash.

Nesër, në ora 16:05, në qytetin e Koçanit do të zhvillohet një marsh proteste i quajtur “Marshi për engjëjt”, që do të nisë nga parku i Revolucionit dhe do të përfundojë para Prokurorisë së qytetit.(INA)