Rreth 260 mijë gra në RMV me sigurim shëndetësor pa gjinekolog familjar, rreth 134 mijë nuk kanë asnjërin
Në Maqedoninë e Veriut, një problem serioz shëndetësor po shfaqet si një sfidë e madhe për shëndetin riprodhues të grave: mungesa e kontrolleve gjinekologjike të rregullta dhe një numër i konsiderueshëm i grave pa gjinekolog familjar të caktuar. Sipas të dhënave nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore për vitin 2022, rreth 260 mijë gra me sigurim […]
Në Maqedoninë e Veriut, një problem serioz shëndetësor po shfaqet si një sfidë e madhe për shëndetin riprodhues të grave: mungesa e kontrolleve gjinekologjike të rregullta dhe një numër i konsiderueshëm i grave pa gjinekolog familjar të caktuar. Sipas të dhënave nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore për vitin 2022, rreth 260 mijë gra me sigurim shëndetësor nuk kanë zgjedhur një gjinekolog familjar dhe një tjetër grup prej 134 mijë grave as nuk janë të siguruara dhe as nuk kanë gjinekolog të caktuar.
Sipas Profesor Gligor Tofoski, kryetar i Shoqatës së Gjinekologëve dhe Obstetërve të Maqedonisë, vetëm 33 për qind e grave të anketuara në disa bashki kryejnë kontrolle të rregullta gjinekologjike çdo vit. Kjo tregon një mungesë të madhe të ndërgjegjësimit dhe qasjes në shërbimet e nevojshme shëndetësore.
Në vitin 2023, janë lidhur gjithsej 142 kontrata në kujdesin parësor shëndetësor për gjinekologji, me një rritje të lehtë të numrit të gjinekologëve në vend. Megjithatë, më shumë se gjysma e kontratave të lidhura janë qendruar në rajonin e Shkupit, duke lënë rajone të tjera me më pak mbulim.
Në Shuto Orizari, një komunë me vetëm një gjinekolog për rreth 8 mijë gra në periudhën riprodhuese, mungesa e gjinekologëve dhe shërbimeve bëhet edhe më e ndjeshme. Doktor Lambe Krsteski, specialist i kësaj komune, ka raportuar se kanë rreth 2000 pacientë, por ka edhe shumë të tjerë që nuk kanë as sigurim shëndetësor e as gjinekolog të caktuar.
Shoqata e Gjinekologëve dhe Obstetërve të Maqedonisë, në bashkëpunim me organizatat shëndetësore kombëtare dhe lokale, vazhdon të bëjë përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin dhe qasjen në shërbime, përmes fushatave të ndryshme edukative dhe organizimit të punëtorive, veçanërisht për grupet socio-ekonomike të cenueshme.
Profesor Tofoski thekson nevojën për përfshirjen e temave të shëndetit riprodhues në programet shkollore për të informuar që në moshë të re rëndësinë e kujdesit parandalues dhe të rregullt gjinekologjik. Angazhimi për të mbrojtur dhe përmirësuar shëndetin e gruas duhet të jetë një prioritet për të gjithë profesionistët e shëndetësisë në vend.