Rritja e pensioneve në Maqedoninë e Veriut, Kuvendi i miratoi ndryshimet ligjore

Kuvendi sot pasdite i miratoi ndryshimet e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor me të cilat do të ketë rritje lineare të pensioneve nga 2.500 denarë nga shtatori i këtij viti dhe nga marsi i vitit të ardhshëm, raporton MIA. Me ndryshimet e miratuara, do të ketë rritje lineare të pensioneve për 2.500 denarë më […]

shtator 12, 2024 - 21:00
 0  7
Rritja e pensioneve në Maqedoninë e Veriut, Kuvendi i miratoi ndryshimet ligjore
Denarë, foto nga Meta.mk

Kuvendi sot pasdite i miratoi ndryshimet e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor me të cilat do të ketë rritje lineare të pensioneve nga 2.500 denarë nga shtatori i këtij viti dhe nga marsi i vitit të ardhshëm, raporton MIA.

Me ndryshimet e miratuara, do të ketë rritje lineare të pensioneve për 2.500 denarë më 1 shtator të këtij viti dhe më 1 mars të vitit të ardhshëm me qëllim, siç thonë nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, sigurimin e rritjes së standardit jetësor dhe jetë më të mirë dhe më cilësore për pensionistët.

Më 11 shtator, në mbledhjen e 14-të të Kuvendit, Propozim ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, me procedurë të shkurtër, ishte votuar me 78 vota “për”. Rritja lineare e pensioneve është premtim zgjedhor i VMRO-DPMNE-së në pushtet.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, kishte premtuar rritjen të pensioneve për 5 mijë denarë, ashtu që nga muaji shtator pensionistët do të marrin 2 500 denarë më shumë, ndërsa prej marsit të ardhshëm do të ketë edhe një rritje prej 2 500 denarë.